VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REAGIME NDAJ ANEKSIMIT RUS TË KRIMESËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
REAGIME NDAJ ANEKSIMIT RUS TË KRIMESË
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 03.19.2014, 08:19am (GMT+1)



Ndër reagimet e para  ndaj grabitjes së Krimesë nga Presidenti rus Vladimri Putin,  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama njoftoi vendosjen e sanksioneve më të ashpëra kundër Rusisë Ã§'prej mbarimit të Luftës së Ftohtë, duke ngrirë llogaritë bankare dhe pronat e 11 zyrtarëve ruse, përkrahës të ngushtë të Putinit dhe të grabitjes së Krimesë nga Rusia.  "Ne jemi duke e bërë të qartë se masat e tyre kanë pasoja", tha Presidenti Obama, ndërsa nënshkroi urdhërin për vendosjen e sanksioneve kundër bashkpuntorëve të Putinit.  

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se janë në plan të njoftohen edhe sanksione të tjera ekonomike kundër Rusisë.  Si një reagim tjetër nga Washingtoni ndaj krizës në Ukraine, Shtëpia e Bardhë vendosi të dërgonte Zëvëndës Presidentin, Xho Bajden për një vizitë dy ditëshe në Varshavë, për bisedime me udhëheqsit më të lartë të Polonisë. Në itinerarin e udhëheqsit amerikan përfshihen edhe takime me presidentët e tre vendeve baltike, Estonisë Lituanisë dhe të Letonisë. Këto janë vende që kufizohen me Rusinë ose janë afër saj gjeografikisht.  Megjithëse janë anëtare të NATO-s, nga përvoja e tyre historike, kanë arsye të jenë të shqetësuara nga avanturier grabitqar,  Putin. Nënpresidenti  Biden tha  gjatë vizitës në Poloni se ajo që ka bërë Rusia me Krimenë, Ã«shtë rrëmbim territori i një vendi tjetër. Në takimin e tij me Kryeminsitrin Doland Tusk, Zoti Bajdën theksoi se Rusia do të izolohet politikisht dhe ekonomikisht dhe se Moska do të përballet me sanksione të tjera.  Ndërkaq,  një zëdhënse e Shtëpisë së Bardhë njoftoi të martën se  Presidenti Barak Obama ka ftuar udhëheqësit  e shteteve aleate për një takim të ngutshëm në Evropë, javën e ardhshme, për të diskutuar mbi masa të mëtejshme në përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Sanksionet e njoftuara nga administrata e Presidentit Obama  shkaktuan reagime të shpejta edhe nga përfaqsues të partisë Republikane në opozitë.  Senatori veteran i republikanëve dhe ish-kandiditati për president Xhon Mekejn, tha se administrata e Presidentit Obama duhet të bëjë një rivlersim të gjithanshëm të marrëdhënjeve  të saj me Presidentin rus Vladimir Putin dhe se "Gjendja e krijuar në Ukrainë nevojitë një përgjigje me serioze nga ana e Shteteve të Bashkuara". 


Senatori Mekejn  gjithashtu është shfaqur i habitur se pse në deklaratën e Presidentit Obama nuk u përmendën ndihmat ushtarake amerikane për Ukrainën, një vend sovran që është pushtuara nga Rusia, si dhe ndihma për disa vende të tjera që mund të kërcënohen nga Rusia, si Gjorgjia dhe Moldova.  Në një intervistë me CNN, Senatori Mekejn e cilësoi Rusinë si një qendër karburanti, që pretendon të jetë shtet, dhe si një ''kleptokraci, e korruptuar, një komb, ekonomia e të cilit varet krejtësisht nga nafta dhe gazi."  Ndërsa senatori republikan që përmendet si kandidat i Partisë Republikane për president, Senatori Rand Paul, duke evokuar ish-presidentitn Reagan dhe politikën e tij karshi ish-Bashkimit Sovjetik, tha  në një artikull se, "nuk ka prioritet më të madh për Kongresin amerikan se mbrojtja e Shteteteve të Bashkuara. Presidenti Reagan nuk ishte i paarsyeshëm as nuk nxitohej për tu futur në luftë. Presidenti Reagan i këshillonte kundërshtarët e Amerikës që të mos keq intrepretonin ngurrimin tonë për luftë si një shenjë  mungesë vendosmërie.  Për atë çfarë Amerika ka nevojë sot, tha Senatori Paul, "është një udhëheqës i cili do të mbrojë interesat e këtij vendi dhe i cili projekton fuqinë amerikane, por i cili nuk nxitohet për luftë." 

Ndërsa në Bruksel, Ministri i jashtëm gjerman,  Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi nga Brukseli se vendosja e sanksioneve  kundër Rusisë duhet të lerë të hapura mënyrat dhe mundësitë për mënjanimin e keqësimit të situatës, që mund të çonte në ndarjen e Europës."  Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Zoti Anders Rasmussen u citua të ketë thënë të martën se me aneksimin e Krimesë, Rusia është duke ndjekur një "rrugë të rrezikshme".

Mirëpo, disa ekspertë mendojnë se masat e njoftuara nga Presidenti Obama mund të jenë të paka dhe se tani është koha për marrjen e masave më të rrepta kundër Rusisë.  Majkël Singh i Institutit  Washington tha se masat e njoftuara nga Presidenti Obama këtë javë, duheshin njoftuar javë më parë. Ai sugjeroi gjatë një interviste në rrjetin televiziv Fox, se masa të tjera që ndoshta Shtetet e Bashkuara po mbajnë në rezervë tani për tani, sipas tij, duhet të merren menjëherë -- siç janë sanksionet kundër industrisë ruse të armëve dhe oligarkëve të tjerë rusë. Tani, shtoi ai, kemi nevojë për masa më të guximshme dhe më të shpejta. 

Edhe media amerikane ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Krime dhe ndaj qendrimeve amerikane në lidhje me grabitjen e Krimesë nga Rusia.  Gazeta dhe Washington Post thotë se, Zoti Obama po përmbahet nga marrja e masave më të rrepta, ndërkohë që po i ofron Putinit  kohë që të tërhiqet me nderë nga masat që ka ndërmarrë.  Ndërsa kjo nuk është një politikë e pa-arsyesshme, thotë Washington Post, kjo nuk ka mundësi të dalë me sukses, nëqoftse Putini është i vendosur në qëndrimin e tij, siç duket se është, për të goditur rëndë Ukrainën, ndërkohë që injohoron reagimet dhe paraljamërimet e Përendimit.  Washington Post thotë në editorialin e saj se nuk është vonë që Putini të detyrohet të ndryshojë politikën e tij karshi Ukrainës, por kjo do të nevojitë që Përendimi të miratojë dhe të ndërmarrë masa që me të vërtetë do të ndikojnë rëndë në ekonominë ruse dhe i bën thirrje  Përendimit të mos presë për të reaguar pas agresionit të ardhëshëm të tij, por të marrë masa paraprake. 

Ndërkaq, gazeta New York Daily News thotë se opcionet përballë të cilave gjëndet Presidenti Obama në lidhje me pushtimin rus të Krimesë, janë të kufizuara, dhe fajëson Zotin Obama për pavendosmërinë e politikës së tij, duke thënë se kostoja për të rivendosur kredibilitetin amerikan në fushën ndërkombëtare është rritur tani.  Gazeta e New Yorkut thotë në editorialin e saj se, ''E vërteta është se plogështia dhe pavendosmëria e politikës së presidentit Obama inkurajon agresorët.  Objektivi i marrjes së masave të forta kundër Kremlinit nuk është që të shkohet në luftë me Putinin.  Por qëllimi i masave të rrepta është që të kontrollohet agresioni i udhëheqsit rus, para se lufta të bëhet një opcion i pa-evitueshëm."


 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAFAJËSIA ABSURDE E ALEKSANDËR MEKSIT PËR PIRAMIDATNga MENTOR KIKIA (03.18.2014)
RRUGA E PAGJASA PËR NË LUFTËNga ROGER COHEN, New York Times (03.18.2014)
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
FAN NOLI - DIPLOMATINga FRANK SHKRELI (03.16.2014)
NJË NJERI ME SHUMË KOMPLEKSE NUK MUND TË ZGJIDHET NË KRYE TË SHTETIT(Rasti Janukoviç)Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (03.15.2014)
AGJENTI NË LABIRINTIN E TIJNga ROGER COHEN, New York Times (03.15.2014)
NGËRÇI I POLITIKËS FATKOB PËR VENDIN, SEPSE PO I LE SHQIPTARËT JASHTË EUROPËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.13.2014)
HUMORI I ZI I LIGJIT TË LUSTRACIONITNga AGRON TUFA (03.13.2014)
AMERIKA KËRKON DREJTËSI PËR VËLLEZËRIT BYTYQINga FRANK SHKRELI (03.12.2014)
Rasti tragjik i Eda Copa-sSHOQËRIA NË KRIZË VRET – NËNAT NUK VRASIN!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]