VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MALI I ZI - SHTET SHUMËNACIONAL, ME KUSHTETUTË NACIONALENga XHELADIN ZENELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MALI I ZI - SHTET SHUMËNACIONAL, ME KUSHTETUTË NACIONALE
Nga XHELADIN ZENELI

E Enjte, 03.20.2014, 07:10am (GMT+1)



Kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga aprovimi i kushtetutës së Malit të Zi (19 tetor 2007), megjithatë ajo gjithnjë vazhdon që edhe sot të jetë një kushtetutë e kontestuar nga popujt e tjerë jo malazezë që jetojnë në këtë shtet. Përfaqësuesit e shqiptarëve (deputetët e atëhershëm shqiptarë) e bojkotuan aprovimin e aktit më të lartë juridik, në shenjë mospajtimi me dispozitat e tij ligjore, kurse boshnjakët dhe myslimanët kërkuan ndryshimin e himnit dhe simboleve shtetërore të cilat potencojnë kryesisht qënien dhe identitetin malazez. Pra, një shtet me përbërje etnike shumënacionale, miratoi një kushtetutë nacionale.

Regjistrimet e fundit të popullsisë në Mal të Zi ( e vitit 2011)), që ishin regjistrimet e para në këte shtet të ri e të pavarur ,dëshmuan përsëri,se Mali i Zi është shtet shumënacional dhe asnjë nga popujt që jetojnë në këtë shtet nuk ka shumicën absolute duke përfshirë edhe vet popullin shtet-formues, pra popullin malazez, të cilët përbëjnë 45% të popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.Në fakt, të ashtuquajturat pakica,së bashku përbëjnë 55% të popullsisë , pra ata ( pakicat) përbëjnë shumicën e popullsisë në këte shtet.

Në këte kontekst, kategorizimi i popujve në "shumicë" dhe "pakicë" në Mal të Zi e humb kuptimin e vet dhe si i tillë ka vetëm konotacion relativ.Pra, malazezët janë shumicë vetëm në krahasim me popujt e tjerë . Mali i Zi është një ndër shtetet e vetme që u krijua nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, ku përqindja e popullit shtet-formues( pra,malazezët) përbën më pak se 50% të popullsisë së përgjithshme.

Gjithashtu,për nga diversiteti i vet demografik,Mali i Zi është një ndër shtetet e rralla në rajon. Është më se evidente se kushtetuta e Malit të Zi nuk reflekton realitetin e strukturës kombëtare të saj,por favorizon vetëm popullin malazez.

Historia e hidhur na mëson se në shtetet shumënacinale, nëse një popull pretendon të dominojë ndaj popujve të tjerë,janë të destinuar që të dështojnë. Rasti i Federatës së Jugosllavisë ku populli serb aspiroi të dominoi ndaj popujve të tjerë është shembulli më i mirë se si mund të përfundojë një shtet multinacional nëse të gjithë popujt që janë në përbërjen e saj shtetërore, nuk trajtohen në mënyrë të njëjtë apo nuk kanë të gjithë status të barabartë.
Prandaj, nëse Mali i Zi pretendon të jetë një shtet funksional,atëherë duhet t'i hidhet një rishikim kushtetutës së saj e cila në preambulën e vet,vërtetë përmend popujt që jetojnë në këte shtet, por në tekstin përbërës të saj nuk definohet dhe është i paqartë statusi i tyre,posaçërisht i shqiptarëve. Kështu për shembull,në preambulën e kësai kushtetute,thuhet : "vendosmëria që si qytetarë të lirë dhe të barabartë, pjesëtarë të popujve dhe pakicave nacionale që jetojnë në Mal të Zi: malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, myslimanë, kroatë dhe të tjerë, jemi të përkushtuar Malit të Zi demokratik dhe qytetar". Pra, të gjithë pjesëtarët e popujve dhe pakicave nacionale cilësohen si " qytetar të lirë dhe të barabartë",por jo edhe si popuj të barabartë çka do të thotë se minimizohet nocioni kombëtar dhe theksohet ai qytetar.
S'ka dyshim se kushtetuta në fjalë më shumë i dëmton shqiptarët si popull jo sllav dhe stutusi i tyre i pa përcaktuar apo i pa volitshëm i ekpozon ata më tepër ndaj ç'kombëtarizimit dhe asimilimit të tyre.


Shqiptarët dhe statusi i popullit autokton



Shqiptarët në Mal të Zi nuk mund të krahasohen me popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet sepse janë popull i veçantë,jo vetëm për nga gjuha, kultura,tradita dhe historia e tyre, por edhe për nga autoktonia e tyre. Si pjesë e ndarë e një populli më të lashtë në Ballkan, ata gjinden në trojet e veta styrgjyshore me mijëra vjet.Sllavët kur erdhën në këtë pjesë të Ballkanit zaptuan dhe okupuan territoret e tyre të cilat veçse ishin të banuara me shqiptarë.
Popujt autokton,sipas legjislacioneve ndërkombëtare definohen si "popuj të cilët kanë një kategori të drejtave të veçanta të bazuara në lidhjet e tyre historike me një territor të caktuar dhe me veçori kulturo-historike që i dallon ata nga popullatat e tjera të cilat shpesh herë janë politikisht dominante. Koncepti i popujve autokton i përcakton këto popuj veçanarisht si të pambrojtur ndaj shfrytëzimit,margjinalizimit dhe shtypjes nga shtetet që ende mund të formohen nga popullsitë kolonizuese apo nga grupet politike dominuese etnike. Si rezultat, një grup i posaçëm i të drejtave politike në përputhje me të drejtën ndërkombëtare janë të përcaktuara nga organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Banka Botërore".

OKB ka nxjerrur një Deklaratë për të Drejtat e Popujve Autokton me qëlllim që t'i udhëzojë shtetet-anëtare lidhur me politikën e tyre shtetrore në raport me të drejtat kolektive të popujve vendas apo autokton.Deklarata sqaron të drejtat individuale dhe kolektive si dhe të drejtat e tyre kulturore, identitetin,gjuhën, punësimin,shëndetin, edukimin dhe çështjet e tjera. Ajo gjithashtu "thekson të drejtat e popujve vendas për të ruajtur dhe për të forcuar institucionet e tyre, kulturën e traditat, dhe për të ndjekur zhvillimin e tyre në përputhje me nevojat dhe aspiratat e tyre". [1] Deklarata e" ndalon diskriminimin kundër popujve autoktonë", dhe "promovon pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në të gjitha çështjet që i preokupojnë ata dhe të drejtën e tyre për të mbetur të veçantë dhe të ndjekin vizionet e tyre të zhvillimit ekonomik dhe social"[1][5].

Pra, shqiptarët në Mal të Zi përfshihen në këtë kategori sepse janë popull që,sipas Deklaratës së Popujve Autokton,do të duhej të kenë të drejta të veçanta të bazuara në lidhjet e tyre historike me një territor të caktuar ,pra me trevat e tyre etnike në Mal të Zi dhe me veçori kulturo-historike që i dallon ata nga popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet. Gjithashtu, shqiptarët janë të pambrojtur ndaj margjinalizimit të tyre sepse ligjet egzistuese në Mal të Zi ,ne vend që t'i mbrojnë të drejtat e tyre si popull autokton,përkundrazi këto ligje dhe institucione diskriminojnë ndaj tyre.

Është interesant fakti se në ditën e aprovimit të Deklaratës për Popujt Autokton me 13 Shtator 2007 në sesionin e 61 të Asamblesë Gjenerale të OKB-së ,me ç'rast 144 vende të botës votuan në favor të Deklaratës, 4 ishin kundër, 11 vende kanë abstenuar kurse një ndër 13 vendet që nuk ishin prezent me rastin e votimit , ishte edhe Mali i Zi. A ishte koincidencë që një shtet i ri, një vit pas arritjes së pavarësisë së vet dhe në kohën kur duhen të nënshkruhen dukumente me rëndësi ndërkombëtare siç është Deklarata për Popujt Autokton, të mungojë me praninë e vet në OKB !?. Apo mos prania e Malit të Zi ishte e paramenduar me qëllim që shteti i ri "demokratik" të mos bëhet obligues ndaj të drejtave të një populli autokton në shtetin e tyre,siç janë shqiptarët !?.

Shqiptarët,edhe pse janë popull autokton ata nuk kanë statusin e popullit autokton dhe me kushtetutën egzistuese të Malit të Zi, ata trajtohen si "popull pakicë",kurse nga aspekti ndërkombëtar, si "minoritet".

Që nga viti 1992 atëherë kur shqiptarët,respektivisht Forumi Demokratik i Shqiptarëve shpalli Memorandumin për Status Special të Shqiptarëve në Mal të Zi,nuk kemi pasur ndonjë platformë të përbashkët,nga ana e faktorit politik shqiptar, me qëllim të definimit të pozitës së shqiptarëve. Në ndërkohë kemi pasur platforma politike të subjekteve të caktuara politike por jo dhe dukument të përbashkët të tyre. Është i pajustifikueshëm fakti se faktori politik shqiptar, gjithënjë sot,nuk posedon një dukument të tillë. Një rol të rëndsishëm një inicimin dhe hartimin e një platforme eventuale politike të shqiptarëve tani do të mund të luaj Këshilli Nacional i Shqiptarëvë,si organi më i lartë përfaqësues i shqiptarëve në Mal të Zi.

Nëse nisemi nga premisa e ruajtjes së identitetit, gjuhës,kulturës dhe vlerave kombëtare të shqiptarëve, si hap fillestar apo si parakusht i zgjidhjes së pozitës së tyre shoqërore, shqiptarët në Mal të Zi do duhej që të gëzonin statusin e popullit autokton si mekanizëm institucional e ligjor ( ndërkombëtar) i mbrojtjes së qënies së tyre etnike dhe territoriale.


Xheladin Zeneli

Mars 2014

Referenca:
http://en.wikipedia.org/wiki/Declaration_on_the_Rights_of_Indigenous_Peoples

XHELADIN ZENELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GAZETAT E TIRANËS CENSURË NDAJ KRIMESË! EDHE POLITIKA HESHT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.19.2014)
REAGIME NDAJ ANEKSIMIT RUS TË KRIMESËNga FRANK SHKRELI (03.19.2014)
PAFAJËSIA ABSURDE E ALEKSANDËR MEKSIT PËR PIRAMIDATNga MENTOR KIKIA (03.18.2014)
RRUGA E PAGJASA PËR NË LUFTËNga ROGER COHEN, New York Times (03.18.2014)
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
FAN NOLI - DIPLOMATINga FRANK SHKRELI (03.16.2014)
NJË NJERI ME SHUMË KOMPLEKSE NUK MUND TË ZGJIDHET NË KRYE TË SHTETIT(Rasti Janukoviç)Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (03.15.2014)
AGJENTI NË LABIRINTIN E TIJNga ROGER COHEN, New York Times (03.15.2014)
NGËRÇI I POLITIKËS FATKOB PËR VENDIN, SEPSE PO I LE SHQIPTARËT JASHTË EUROPËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.13.2014)
HUMORI I ZI I LIGJIT TË LUSTRACIONITNga AGRON TUFA (03.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]