VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GARTON ASH: HUMBJA E KUJTESËS, RREZIK I MADH

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GARTON ASH: HUMBJA E KUJTESËS, RREZIK I MADH
E Mërkurë, 11.18.2009, 11:12pm (GMT+1)




Timothy Garton Ash, historiani dhe gazetari që ka ndjekur nga afër rënien e komunizmit, mendon se historia globale e vitit 1989 mbetet ende për t'u shkruar.

"Mendoj se problem i madh është kujtesa e ndarë, e paqartë dhe e dobët për vitin 1989. Ka ndarje mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo kujtesë është e paqartë dhe në mesin e vendeve të Evropës lindore. Është mjaft e zbehtë veçanërisht në mesin e brezave të rinj. Nëse nuk e dini se nga vini dhe si ka qenë më parë, atëherë keni një problem të madh", sqaron Garton Ash për Radion Evropa e Lirë.

Revolucioni i Kadifenjtë, që solli ndryshimet në Çekosllovaki, është marrë jo rrallëherë si shembull nga historiani britanik.

Në prag të këtij përvjetori është folur dhe për indiferencën e lartë dhe mungesën e kurajës për ndryshime demokratike nga publiku i gjerë.

Megjithatë, vihet re dhe një mungesë figurash politike të përmasave të Vasllav Havelit, drejtuesit të revolucionit antikomunist në Çekosllovaki. Shembujt e ndryshimeve në Gjeorgji apo në Ukrainë vetëm sa e ilustrojnë këtë mungesë figurash.

Garton Ash duket se ka një këndvështrim plotësisht të vetin.

"Në veprën Galileo të Bertolt Brehtit është një dialog i famshëm. Dishepulli i zhgënjyer i Galileos thotë: "˜Është e palumtur toka që nuk ka heronj'. Galileo përgjigjet: "E palumtur është toka që ka nevojë për heronj'. Një vend normal nuk ka nevojë për heronj çdo ditë. Por, më duhet të them se ka një problem të qartë me klasën politike në Republikën Çeke dhe në shumë nga vendet e dala nga komunizmi".

"Kemi problemin e korrupsionit dhe të një klase politike mendje e shpirtngushtë. Ekziston bindja në mesin e popullsisë se ata janë në politikë vetëm për vete. Kjo po shndërrohet në një kancer të vërtetë për shoqëritë postkomuniste",
pohon Garton Ash.

Rënia e komunizmit u shoqërua dhe me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Në vendet e Lindjes, Rusia ende shihet si një nga kërcënimet më të mëdha për lirinë e Evropës.

Historiani britanik nuk ndan të njëjtin mendim, por, padyshim, janë një mori problemesh që, sipas tij, shoqërojnë Rusinë e sotme.

"Nuk besoj se Rusia është kërcënimi më i madh për lirinë në Evropën e sotme. Por, Rusia mbetet një sfidë e madhe, pasi ka një sistem që pretendon se është demokratik, por, në fakt, është një version i kapitalizmit autoritar. Për faktin se kontrollon burimet kryesore të furnizimit me naftë dhe gaz, për shumë vende evropiane paraqet sfidë për ne", thotë Garton Ash.

Më tej, ai shton se aktualisht, për herë të parë që nga viti 1989, kapitalizmi demokratik ka një konkurrent shumë serioz dhe ky është kapitalizmi autoritar në Rusi, apo versioni kinez.

Duke folur në 20-vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, Garton Ash komenton dhe kritikat e liderëve të Evropës lindore, përfshirë ish-presidentin Havel, ndaj disa prej politikave të administratës Obama.

"Administrata Obama, për zhgënjimin e shumëve, ka dalë të jetë realiste. Përparësitë e kësaj administrate janë, para së gjithash, siguria, zhvillimi renditet i dyti dhe demokracia e të drejtat e njeriut kanë një pozicion të tretë të dobët".

"Mendoj se nëse administrata Bush u përqendrua në nxitjen e demokracisë në botë, por e rrezikoi atë duke i dhënë një emër të keq si pasojë e pushtimit të Irakut, tani rrezikojmë ekstremin tjetër, që administrata aktuale po bën shumë pak
", thotë Garton Ash.

Ai thekson se sa kemi mësuar nga historia, përfshirë ngjarjet e vitit 1989, duket në marrëdhëniet tona me vendet që nuk janë të lira.
Kina, sipas historianit britanik, është një provë e madhe.

Nëse kritikat vijnë nga një zë autoritativ si Vasllav Haveli, mendoj se ai zë duhet dëgjuar me vëmendje, përfundon historiani britanik, Timothy Garton Ash.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Financial Times: ZGJERIMI I BALLKANIT (11.17.2009)
New York Times: PRESIDENTI OBAMA NË KINË (Editorial) (11.16.2009)
SËRISH NË APOKALIPSNga GAIL COLLINS, New York Times (11.14.2009)
"Economist": RËNIA E NATALITETIT NË BALLKAN (11.13.2009)
PËRCEPTIMI I NDRYSHËM I DIKTATURAVE NGA INTELEKTUALËT - Idealizmi vrasës Nga PAUL HOLLANDER, Washington Post (11.12.2009)
URGJENCA E MJEKIMITNga DAVID BROOKS, New York Times (11.10.2009)
ZHDUKJA E FAKTEVENga MARCO TRAVAGLIO (11.08.2009)
New York Times: TMERRI NË FORT HOODEditoriali 7 nëntor 2009 (11.07.2009)
"International Herald Tribune": NGRITJA E MADHE E TURQISË (11.05.2009)
BERLINI 20 VJET PAS ASAJ NATE KUR RA MURI (I plotë)Nga BERNARDO VALLI, La Repubblica (11.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]