SFIDË NDAJ SKEMAVE Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm (GMT+1)
Publicistika është forma më e lëvruar e letërsisë tashmë edhe në realitetin kulturor dhe mediatik shqiptar. Në praninë e shtuar të mediave elektronike dhe të rrjeteve sociale, të komunikimit gjithnjë e më masiv e gjithnjë më intensiv, publicistika, si art i vërtetë i fjalës së shkruar, ndodhet përballë sfidave të panumërta.
Sfida më e madhe e publicistikës së sotme - shqiptare dhe më gjerë - është sfida ndaj skemave. Përditshmëria në vetvete është një rutinë dhe rutina është burim i skemave, rutinë janë vetë raportet e individit dhe shoqërisë me këtë përditshmëri, veçanërisht me përmasën politike të kësaj përditshmërie. Dhe, mjerisht, e gjithë makineria aq e ndërlikuar dhe aq e sofistikuar e mediave tona e trysnon publikun ditë e natë që ai të pajtohet me realitetin e vrazhdë të përditshmërisë, me shëmtitë e këtij realiteti, i cili, edhe pas një çerek shekulli të përmbysjes së monizmit komunist, e ka dhe vazhdon ta ketë emrin tranzicioni shqiptar.
"Traumat e tranzicionit", libri më i ri i Elida Buçpapajt është një ndër dëshmitë më të mira të përballjes dhe të kapërcimit me sukses të sfidës ndaj skemave të sotme të publicistikës sonë. Ai buron dhe formësohet pikërisht nga mospajtimi me realitetin e tranzicionit shqiptar, nga mospajtimi me këndshikimin që dhunshëm kërkojnë mediat tona t'ia imponojnë publikut tonë. Ai zë fill dhe merr jetë pikërisht nga kundërshtimit dhe denoncimi ndaj realitetit të këtij tranzicioni, ku bashkëfajtore në një masë shumë të madhe janë vetë mediat tona, vetë publicistika jonë, vetë gazetaria jonë, vetë publicistët dhe gazetarët tanë, vetë opinionbërësit tanë. Ky përcaktim e vë autoren në pozita antikonformiste. Antikonformizmi është një sakrificë individuale, një sakrificë intelektuale në emër të së vërtetës dhe për hir të publikut, çka arrihet nëpërmjet interpretimit të drejtë, të saktë, të paanshëm të realitetit me të cilin publiku përballet përditë, një interpretim, pra, i ndryshëm dhe shpesh krejt i kundërt me atë që e bëjnë mediat tona pranë partive, pranë bizneseve, të cilat i financojnë industritë mediatike, të cilat i punësojnë dhe i paguajnë reporterët, komentatorët, kolumnistët, gazetarët, redaktorët, një ushtri e tërë e pafundme. I financojnë, i punësojnë, i paguajnë për të fshehur realitetin, për ta lustruar realitetin, për të krijuar iluzionin e transparencës mediatike në një kohë që imponon terrin informativ, për ta bërë publikun të dridhet përballë kronikave të zeza të panumërta, në mënyrë që ai të katandiset në një qenie që të mjaftohet me mbijetesën e tij, në një qenie që gdhihet dhe ngryset me frikën ndaj oligarkëve të cilët kanë ngritur parajsën e tyre të lumturisë mbi ferrin e mjerimit të popullit të vet.
Pra, tranzicioni shqiptar nuk është një triumf i demokracisë, siç i pëlqen linjës zyrtare të politikës sonë ta quajë atë. Ai është një dështim. Dhe si i tillë ai ka dëmet e tij. Këto dëme pasqyrohen në traumat që shkakton ai. Mjerisht, këto trauma i pësojnë ata që kanë ëndërruar, që kanë mbushur sheshet me thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa".
"Libri i zonjës Buçpapaj, shkruan në parathënie publicisti dhe intelektuali i shquar shqiptaroamerikan Frank Shkreli, është një përmbledhje kitikash ndaj dështimeve sistemore dhe sistematike të qeverisjes nga një autore që e do atdheun e vet dhe kombin - qëndrime këto që lexuesin e bëjnë të mendojë dhe të pyesë se përse Shqipëria, si pothuaj asnjë vend tjetër në Europë, nuk e ka plotësuar atë tranzicion transformimi që tanimë e kanë përfunduar shumica e vendeve ish komuniste? Duke lexuar librin e Elida Buçpapajt, vazhdon zotëri Shkreli, të mbetet përshtypja se Shqipëria, por edhe Kosova, kanë ngecur në një periudhë "transformimi ose tranzicioni të ngrirë", të kontrolluara nga grupe të fuqishme oligarkike dhe me influencë, të cilat po keqpërdorin pasurinë e vendit dhe dhe po e shpërdorojnë ose po e lënë pas dore madje edhe pasurinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve. As Shqipëria fatkeqësisht nuk ka mundur t'i ikë situatës, ku elitat e ish regjimit komunist, gjatë këtij tranzicioni, janë pasuruar nga burimet shtetërore duke krijuar në këtë mënyrë, korrupsion, ku individë dhe grupe interesash, përfshirë edhe mafian, kanë lëshuar rrënjë dhe kanë zënë vende me rëndësi në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit, përfshirë edhe median. Ndoshta ky tranzicion po zgjat me qëllim, sepse, sa më i gjatë të jetë tranzicioni, aq më i madh kaosi, hutimet dhe përshtjellimet, dhe si përfundim aq më të mëdha mundësitë për pasurimin e individëve, grupeve dhe elitave që e mbajnë vendin në këtë gjendje të ngrirë tranzicioni." (mbaron citati)
Siç thekson z. Frank Shkreli në analizën e tij tejet të thellë, tejet profesionale, temë e librit të Elidës, temë e shqetësimeve të saj si gazetare, si krijuese dhe intelektuale nuk është thjesht tranzicioni i Shqipërisë, por tranzicioni shqiptar në tërësi. Për më tepër, tranzicioni i Shqipërisë ka pasur rol ndikues negativ në gjithë tranzicionin shqiptar jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, ku është imponuar apo është frymëzuar ky model. Autorja nuk lë jashtë vëmendjes as faktin se ky tranzicion ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikimin e tij të mbrapshtë edhe në diasporën shqiptare, duke thelluar më tej veprën përçarëse të periudhës moniste të Shqipërisë dhe të periudhës kur shqiptarët në trojet jashtë saj ndodheshin nën pushtim.
Nën okielon "Në vend të hyrjes", autorja ka veçuar shkrimin "Opinionistët e Tiranës, binjakëzuar me politikën dhe oligarkët, ia kanë shitur shpirtin djallit", ku denoncon kështu atë që mund të quhet trauma e traumave, pra kryetrauma e tranzicionit, censurën që ka pllakosur jetën e shoqërinë tonë në të gjitha indet, në të gjitha qelizat, duke e shndërruar atë në një shoqëri obskurantiste, duke transplantuar mesjetën më të errët në organizmin e Shekullit XXI. Po të thërrisnim në ndihmë vargun migjenian, atëherë kësaj shoqërie "i dhemb e nuk çfarë i dhemb, vuan dhe nuk di pse vuan". Kështu mediat, botuesit e tyre, programuesit e tyre në këtë çerekshekull tranzicion kanë nëpërkëmbur dhe shkelur të drejtat themelore të një vendi dhe shoqërie demokratike, siç janë e drejta për informim, e drejta për fjalën e lirë dhe mendimin e lirë. "Këto të drejta sanksionohen në kushtetutën e një vendi demokratik, ku shteti i së drejtës përjashton çdo lloj abuzimi dhe ku fjala e lirë, e vërteta dhe lajmi janë sovrane. Nëse shkelet sovraniteti i lajmit, dhe i të vërtetës, si veprohet në Shqipëri, është shkelur sovraniteti i shtetit, i qytetarit dhe i opinionit publik," nënvizon autorja në konkluzionin e saj.
Umberto Eco, shkrimtar dhe semiolog italian, i cituar shpesh nga Ibrahim Rugova, dallon dy forma kryesore të censurës - e para është heshtja, e dyta është zhurma. Të dyja janë njësoj mbytëse. Nga njëra anë, heshtet, për shembull, ndaj korrupsionit dhe mafias, nga ana tjeter, ekranet e televizioneve, faqet e gazetave dhe revistave, valët e radiove, rrjetet sociale janë të mbushura ditë e natë, live me krime nga më të përbindshmet, me aksidentet nga më tragjiket. Umberto Eco, në shkrimin "Velinat dhe heshtja", pra "Zhurma dhe heshtja", tek libri "Të ndërtosh armikun - dhe shkrime të tjera", thotë se fashizmi, një nga diktaturat që më shumë e kishte përkryer censurën, e kishte kuptuar se ngjarjet të cilat përbënin lajm, shumëfishoheshin në terrenin e realitetit të përditshëm, prandaj i mediatizonte ato ngjarje të cilat donte që të shumëfishoheshin në realitetin e përditshëm dhe i shndërronte në tabu ngjarjet e tjera. Kështu tek qytetari dhe shoqëria që konsumon ditë e natë pamjet e kronikave të zeza apo të spektakleve marramendëse, krijohet psikologjia minimaliste, ajo e të mjaftuarit me mbijetesën, pra psikologjia e atij që gdhihet, por nuk e di se a do të ngryset, ngryset dhe nuk e di a gdhihet. Një individ dhe një shoqëri e tillë nuk ka pretendime, thjesht pajtohet me realitetin, përkatësisht me mosndryshimin e tij, pranon të mos rebelohet, të mos ankohet, prandaj e gjen ngushëllimin e tij, përkatësisht kënaqësinë e tij tek çasti.
Në kapituj të ndryshëm të librit "Traumat e tranzicionit" rimerret disa hera tema e censurës gjithnjë e më të sofistikuar dhe më të përbindshme në realitetin e vendit dhe shoqërisë sonë, duke shkuar gjer në tone alarmante si tek shkrimi "Ka politikanë dhe gazetarë kukulla, por opinion publik kukull nuk ka".
Një nga tabutë e krijuara në këtë çerekshekull të tranzicionit tonë është e vërteta për të djathtën shqiptare. Autorja ia kushton kësaj çështje pjesën Synopsis dhe Kapitullin I e Kapitullin II. Prova vendimtare dhe përfundimtare se e djathta shqiptare nuk përfaqësohet nga parti të tipit Partia Demokratike e Shqipërisë, nga liderë si ata të kësaj partie apo nga ministra, deputetë, zëvendësministra, zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie do të ishte greva e urisë e ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë në muajin tetor të vitit 1912.
Njëzet e tre vjet kjo parti dhe këta tipa ia kanë marrë votën elektoratit të djathtë, por kanë vepruar në mënyrë të majtë, për interesa të majta, kundër interesave të kategorive të djathta. Ata kanë tradhtuar idealet e dhjetorit 1990, kanë tradhtuar klasën e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, kanë tradhtuar klasën e ish pronarëve. Në shkrimet "200 vjet burg - 22 vjet tranzicion, të pashpërblyer, të parehabilituar dhe të margjinalizuar", "E patolerueshme arroganca e mazhorancës ndaj kërkesave të Uashingtonit dhe Brukselit për dialog me grevistët e urisë", "Kuvendi i Shqipërisë nuk mbajti një minutë heshtje për Lirak Bejkon - Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë liliputë përpara Lirak Bejkos" autorja ia çjerr vendosmërisht maskën së ashtuquajturës e djathtë politike e Shqipërisë dhe, në përgjithësi, klasës politike të papërgjegjshme në Shqipëri. Në të njëjtin kontekst përfshihet edhe bashkëfajësia flagrante e mediave, të cilën autorja e denoncon në shkrimin "Kriminale heshtja e shtypit dhe e mediave të Tiranës ndaj grevistëve - Mos harroni se indiferenca vret!".
Autorja denoncon edhe sjelljen kriminale të klasës së sotme politike, veçanërisht së ashtuquajturës e djathtë shqiptare, ndaj traditës sonë të djathtë kombëtare, çka është edhe më flagrante në kuadrin e festimeve të bujshme të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, në shkrime si "Diktatura ka ushtruar patricid ndaj etërve të kombit, ndërsa tranzicioni i ka lënë në harrim e mallkim", "Viktimat e komunizmit, mbetur pa varr e drejtësi, akuzojnë klasën politike shqiptare", "Berisha i pastron listat e 23 qershorit nga kritikët Demi, Marku e Alibeaj", mjerisht ndër të fundmit eksponentë të djathtë që kishin mbetur në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Trauma tjetër e madhe dhe fatale për demokracinë është shndërrimi i pluralizmit në farsë dhe mungesa e plotë e ndarjes së pushteteve, ku çdo mazhorancë e radhës, pasi merr votën për të qeverisur, iu turret me radhë të gjitha pushteteve, duke i shndërruar pushtetin legjislativ dhe pushtetin juridik në skllave të pushtetit ekzekutiv, duke e shndërruar pushtetin mediatik në klient të mirëfilltë të pushtetit ekzekutiv të radhës. Më alarmant e përbën këtë shqetësim fakti se pushteti politik, para se të jetë identifikuar me pushtetin ekzekutiv, legjislativ, mediatik, është i identifikuar me pushtetin ekonomik. Kjo dukuri që përbën temë qendrore në librin e mëparshëm të Elidës "Tirania e tranzicionit" vazhdon të thellohet në lirin "Trauma e tranzicionit", ku tiranët e tranzicionit në politikë, në media, në qeveri, në parlament, në ekonomi janë gjithnjë e më të adresuar dhe gjithnjë e më të portretizuar.
Nga dukuritë e mësipërme zënë fill, frymëzohen, majmen dhe lulëzojnë lule të tjera të helmëta të tranzicionit, siç janë klientelizmi, nepotizmi, korrupsioni, arroganca, antihumanizmi, çoroditjet dhe përçudnitë e pafundme.
Edhe në librin "Traumat e tranzicionit" Elida vjen me konceptime dhe përmbajtje novatore. Publicistika, duke qenë barabar e larguar dhe e afruar me letërsinë e artistike, e pasqyron realitetin nëpërmjet fakteve sa më prekëse dhe sa më reale, njëkohësisht ajo merr mjete të shumta nga vetë letërsia dokumentare, ajo filozofike e deri nga vetë letërsia artistike. Në këtë libër, çdo kapitull paraprihet nga një mendim filozofik i shprehur në një fjali dhe pasohet nga një kryevepër poetike nga letërsia botërore, e shqipëruar nga Elida. Këto elemente e ndihmojnë lexuesin jo vetëm për një përjetim sa më estetik të leximit, por edhe sjellin përgjithësime poetike e filozofike sa më pranë temave të shkrimeve të përfshira në kapitujt përkatës. Mjetet artistike si ironia, sarkazma (humori i zi) , asociacionet, paralelizmat, antitezat, kontrastet, deri metaforat e simbolet - të përbashkëta për publicistikën dhe për poezinë - ndihmojnë në plotësimin dhe theksimin e ideve. Kështu, në mes kapitullit të parë dhe të dytë është një ndër brilantet e Carl Sanburgut, "Krimbat dhe era" - e cila përfundon me vargjet - "Krimbat nën tokë nuk e dëgjojnë kurrë/ Erën që fryn mbi tokë/ Dhe nganjëherë pyesin: / "E çfarë është kjo erë për të cilën/ Dëgjojmë të flitet." Apo në vijim, poezia "Kukulla" e Gabriel Garcia Marquez, e cila është thirrje për çdo qenie të vetëdijshme të kësaj bote që të reflektojë sa më shpejt të jetë e mundur që jetën e tij ta ketë në sa më shumë në shërbim të lumturisë së të tjerëve, në qoftë se ai kërkon të jetë vetë sa më i lumtur. Në këtë sens do parë edhe përfshirja e poezitë "Dashuria", "Valle e ngadaltë" apo "Lumturia" nga Jorge Luis Borges. Në raste të tjera, poezitë i shërbejnë lexuesit për një çlodhje sa më medituese dhe sa më estetike ndërmjet kapitujve të librit. Të tilla janë poezitë e Pablo Nerudës me shpalosje trishtimi, dëshpërimi, malli, tronditjeje apo thjesht me fluturime artitike e filozofike si poezia "Gota": "Trupi yt i tërë përbëhet nga qelqi/ Dhe nga ëmbëlsia njerëzore e paracktuar për mua/ Kur unë të prek me dorë,/ Kudo gjej një pëllumbeshë/ Që më shikon drejt në sy, sikur/ Kanë krijuar për mua duar të vërteta në çdo gotë." Të tilla janë edhe poezitë e Edgar Allan Poes, Dyln Thomasit, Deepak Chopras e tjerë.
Një risi (novacion) tjetër i spikatur në këtë libër është përfshirja e kapitullit me blogjet e gazetares. Blogjet janë gjinia më moderne e gazetarisë bashkëkohore, ku hidhen mendimet e çastit, kryesisht me qëllim që ato të ballafaqohen drejtpërdrejt me reagimet e publikut. Ky kapitull është kështu një ditar i gazetares, i përbërë nga ato që në facebook quhen statuse dhe që këtu shërbejnë si synopsese për trajtime më të thelluara e më të plota në shkrime të këtyre temave. Përvojën e facebookut autorja e sjell, pra, në librin e saj publicistik, duke i ndarë me lexuesin jo vetëm shqetësimet e përditshme, përjetimet e përditshme, por edhe tematikat dhe vetë teknologjinë e saj të krjimit, një komunikim ky tejet i qytetëruar dhe tejet i emancipuar me publikun, një komunikim që i fshin kufijtë mes autores dhe lexuesit, mes autores dhe publikut.
"Traumat e tranzicionit" është edhe një dëshmi tjetër se Elida, përveçse me përgjegjësi të lartë qytetare dhe me përkryerje profesionale, e shkruan publicistikën me të njëjtin përkushtim që shkruhet letërsia artistike. Po sjell këtu një kryeradhë nga shkrimi "Opinionistët e Tiranës, binjakëzuar me politikën dhe oligarkët, ia kanë shitur shpirtin djallit":
"Lajmin në Shqipëri e veshin, e zhveshin, i bëjnë mak up, e përçudnojnë, e zbukurojnë, e lajlulosin, e lënë pa frymë, pa organe, pa asgjë, e kalojnë në gijotinë dhe pastaj e krijojnë sipas gustove të tyre. Dhe kur vjen puna tek gustot, atëherë ata krekosen e dalin me maksimën latine që thotë "De gustibus non est disputandum", se gustot nuk vihen në diskutim. Dhe kur ke parasysh shijet e pronarëve dhe botuesve të Tiranës, asnjëri prej tyre nuk është vegjeteran apo vegan, të gjithë janë carnivorë, mishngrënës. Kështu bëjnë edhe me lajmin, ia rrjepin mishin, deri palcën."
Manifestime të tilla të fjalorit të pasur, të larmishëm, të përkryerjeve stilistike, shpalosjeve të frymëzuara artistike, të ngjyrimeve gjuhësore me shprehje frazeologjike shqiptare dhe të huaja, në pajtim me kontrastet që e përbëjnë realitetin shqiptar të tranzicionit janë sa të panumërta në këtë libër, edhe përcaktuese të invidualitetit krijues të autores.
- Shënim: Shkrimi i mësipërm është referati i mbajtur në promovimin e librit "Traumat e Tranzicionit" të autores Elida Buçpapaj në Zyrih, më 5 prill 2014
©PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47amKëndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.17.2014, 06:50pmSHPEND MOS U ÇMEND Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 01.02.2014, 11:19am NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.02.2013, 08:58am
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
OKSIGJEN OPOZITËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.17.2013, 10:10am BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.10.2013, 10:12am E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am Ribotim PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am VOTA PARANDALUESE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA? Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013) MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË Shkruar më 22 janar 2006 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am HOSSANA, BARJABA! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE? Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am Ribotim përkujtimor XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©
SKËNDER BUÇPAPAJ
|