VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHPREHEN SHQETËSIME PËR ELIMINIMIN E VOA-s SHQIPNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHPREHEN SHQETËSIME PËR ELIMINIMIN E VOA-s SHQIP
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 04.08.2014, 08:24am (GMT+1)


 
 Disa ditë më parë Zëri i Amerikës transmetoi lajmin se Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikqyr të gjitha transmetimet ndërkombëtare, përfshirë edhe Zërin e Amerikës, njoftoi hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit financiar 2015, ku parashikohet eliminimi i transmetimeve në gjuhët e Ballkanit, përfshirë programet e VOA-s në gjuhën shqipe. Projekt buxheti për vitin e ardhëshëm, në qoftë se me të vërtetë zbatohet në formën e tanishme, do të eliminonte programet  që transmetohen për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë.   Përveç këytre, projekt buxheti parashikon edhe shkurtime të tjera në programet drejtuar vendeve të tjera të botës, por shënon edhe ngritje të buxhetit për disa transmetime në gjuhë të tjera, sidomos për programet drejtuar Azisë dhe Afrikës.  Kuptohet se ky lajm nuk u prit mirë nga shumë qarqe, përfshirë natyrisht edhe gazetarët e  Zërit të Amerikës. Njoftimi i VOA-s për shkurtimet në fjalë, citoi Kryetarin e Sindikatës që përfaqëson shumë nga gazetarët e këtij enti , Z. Dave Allison, të ketë thënë me atë rast se "me eliminimin e këtyre shërbimeve, Zëri i Amerikës po "tërhiqet" nga misioni i tij historik që filloi në vitin 1942.  Ai tha se punonjësve të programeve për Ballkanin iu mbushën sytë me lotë pasi mësuan se shërbimet e tyre përballen me eliminimin."   

Megjithëse siç duket, lajmi shqetsues për eliminimin e mundshëm të programeve shqip të Zërit të Amerikës është vështirë të merret me mend dhe të absorbohet nga dëgjuesit dhe shikuesit e ri dhe të vjetër, reagimet shqetsuese në lidhje me këtë propozim kanë filluar të shfaqen privatisht dhe zyrtarisht nga komuniteti shqioptaro-amerikan si edhe nga amerikanë të cilët janë përkrahës të Zërit të Amerikës dhe të enteve të tjera të transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. 
 
Unë kisha një takim të shtunën me asambleistin shqiptaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj i cili shprehu shqetësimet e tija të thella në lidhje me eliminimin e mundëshëm të programeve të VOA-s në gjuhën shqipe.  Por ai njëkohësisht shprehu gjithashtu  gatishmërinë e sinqertë  të tij për të bërë çdo gjë të jetë e mundur për të ndaluar hyrjen në fuqi të këtij projekt-buxheti për mbylljen e programeve të VOAs drejtuar Ballkanit.  Si masë fillestare të përpjekjeve të tija në mbrojtje të VOA-s shqip, Asambleisti shqiqtaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj i ka nisur një letër kryetarit të Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet, Z. Jeff  Shell, ku shpreh shqetësimet e tija dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në lidhje me planet për shkurtimet e propozuara.  Ai i drejtohet kryetarit të Bordit, duke i "Shfaqur shqetësimet e tij të thella ne lidhje me shkurtimet e planifikuara në buxhetin e Bordit për vitin 2015, si dhe për planet për të eliminuar programet drejtuar Shqiptarëve në Ballkan."

                                    
        
Në letrën e tij, kopje të së cilës i ka dërguar, ndër të tjerë, edhe  kongresmenëve amerikanë, Eliot Engel dhe Joseph Crowley, Asambleisti Mark Gjonaj thotë se, "Ndërkohë që tensionet botërore janë në rritje e sipër dhe ndërsa paqa në Ballkan nuk është stabile, tani nuk është koha për të bërë shkurtime të programeve drejtuar Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit."  Z. Gjonaj vazhdon letrën e tij, duke theksuar se, "Përpjekjet e Rusisë për të zgjëruar influencën e saj në Europën Lindore, shpeshëherë nepërmjet medias së kontrolluar, nënvijon nevojën e informimit të njerëzve nga një burim i balancuar dhe i besueshëm lajmesh." Për më tepër, thotë asambleisti shqiptaro-amerikan, "Media vendore në Ballkan shpesh manipulohet për t'i shërbyer interesave të partive në pushtet ose individëve të fortë, në kurriz të së vërtetës, të fakteve dhe të interesave të Perëndimit."  

Z. Gjonaj vazhdon letrën e tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm të medias së lirë, se "Media është metoda më efektive për të diskurajuar forcat ekstremiste për të depërtuar dhe për të vendosur praninë e tyre në rajon... dhe se thelbi i konflikteve të përgjakshme në Ballkan mund t'i atribohet disinformimit dhe shtypjes së informacionit të lirë."  Ai theksoi rëndësinë e rolit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe duke shkruar se, "Komuniteti shqiptar varet në shërbimet e Zërit të Amerikës për lajme dhe informacione të balancuara dhe të pa censuruara."   Asambleisti shqiptaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj e përfundon letrën e tij duke thënë se, "Me qëllim që të mbrohen interesat e Shteteve të Bashkuara, Zëri i Amerikës duhet të vazhdojë të shërbejë si burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni".
 
Ndërkaq, edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) njofton se në mbështetje të VOA-s, ka filluar kontaktet me anëtarët e Kongresit amerikan si dhe me ente të ndryshme qeveritare që merren me politikën e jashtme dhe me transmetimet ndërkombëtare të Shteteteve të Bashkuara. Kryetari i bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli lavdëroi punën dhe rolin që VOA-s shqip ka luajtur deri tani në informimin e   shqiptarëve dhe u angazhua se organizata që ai kryeson do të bëjë çdo gjë që është e mundur që Bordi i Guvernatorpve për Transmetimet të ndryshojë propozimin e tij për eliminimin e VOA-s shqip.  Ai tha se KKSHA, nepërmjet zyrës së saj në Washington, në lidhje me këtë çështje, "Është në kontakt me anëtarët e grupit të kongresistëve që merren me çështjet shqiptare në Kongresin amerikan, për të siguruar përkrahjen e tyre, për vazhdimin e programeve të shërbimit shqip të Zërit të Amerikës." Kryetari i KKSHA, e cilësoi Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe si, "Një burim jetik dhe i pazëvëndsueshëm lajmesh dhe informacioni për Shqiptarët në trojet tona në Ballkan dhe më gjërë...si një burim i rëndësishëm lajmesh dhe analizash dhe si një shembëll standardesh të gazetarisë perëndimore."

Përveç reagimeve të komunitetit shqiptaro-amerikan kundër planeve për mbylljen e programit shqip të VOA dhe të gjuhëve të tjera drejtuar Ballkanit, edhe ente amerikane dhe individë të interesuar disa kanë reaguar publikisht e disa privatisht -- por të cilët janë të vetdijshëm mbi rolin që ka luajtur dhe luan VOA në Ballkan, u janë bashkuar reagimeve kritike duke bërë thirrje për eliminimin e këtij projekt buxheti, dhe jo mbylljes të shërbimeve të VOA-s drejtuar vendeve të Ballkanit.

BBGWatch, një organizatë që merret me median botërore, në websajtin e saj pasqyron letrën e lartë-përmendur të asambleistit shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku, Mark Gjonaj dhe njëkohësisht shpreh përkrahjen ndaj VOA-s, por edhe  shqetsimet e saj në lidhje me shkurtimet e propozuara në transmetimet ndërkombëtare të Amerikës.  BBGWatch thekson se, "Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka aleatë të fortë në Kongresin Amerikan, të cilët përkrahin zgjërimin dhe jo shkurtimet në transmetimet ndërkombëtare amerikane."   BBG Watch, përmend Kongresistin Eliot Engel dhe Joseph Crowley.    BBGWatch shkruan gjithashtu se edhe enti tjetër jo-qeveritar, Komisioni për Transmetimet Ndërkombëtare (CUSIB),  është tepër i shqetësuar në lidhje me eliminimet e propozuara të programeve të VOA-s, drejtuar Ballkanit.  BBGWatch citon një burim të besueshëm dhe që i njeh mirë transmetimet ndërkombëtare të Amerikës, i cili bën thirrje për emërimin e një manaxheri të fortë që të njohë mirë organizatën dhe mënyrën se si funksionon ajo, -- ashtu që t'a këthej atë në një media efektive ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, e cila gëzon njëkohësisht edhe përkrahjen e grupeve të interesuara amerikane siç është komuniteti shqiptaro-amerikan dhe të tjerë."

Ky është vetëm fillimi. Procesi i miratimit të buxhetit për vitin e ardhëshëm financiar është një proces i gjatë dhe i koklavitur. Historikisht, buxhetet federale gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit ose jo, pësojnë ndryshime të mëdha dhe shpeheherë as nuk i përngjajnë buxhetit të paraqitur tani. Kështuqë, megjithëse ka më shumë se një vit nga koha që, pas debateve të gjata e të ashpra hyn në fuqi buxheti i vitit 2015, nuk është aspak heret që qysh tani të ushtrohet influenca e çdo personi dhe e çdo organizate që ia di vlerën VOA-s, duke kontaktuar përfaqësuesit tuaj në Kongresin dhe në Senatin Amerikan -- në cilin do shtet të Amerikës që të jetoni ashtu që eliminimi i propozuar  i programeve të VOA-s shqip të mos bëhet realitet.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTINI PO ECËN NË GJURMËT E STALINITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.08.2014)
ME NJË KANDIDAT, POR SËRISH TË PËRÇARËNga ARBEN LLALLA (04.08.2014)
SFIDË NDAJ SKEMAVELibri 'Traumat e tranzicioni' i Elida BuçpapajtNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.07.2014)
ALO VAÇENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.07.2014)
Në kuadrin e kthimit të eshtrave në atdheMIRËSARDHE ALI BEJ KËLCYRANga RESHAT KRIPA (04.05.2014)
PARALAJMËRIME ALARMISTE PËR NGROHJEN GLOBALENga FRANK SHKRELI (04.05.2014)
BLOGSHQIPTARËT I LAJTHISIN NË KAOS – MIT’HAT FRASHËRI,PËLLUMB XHUFI, FATOS LUBONJA ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.04.2014)
PUTINI NË GJURMËT E GEBELSITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.04.2014)
HISTORIA PËRMES FATIT E ARTIT TË ARTISTITNga Dr. PËRPARIM KABO (04.03.2014)
ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE NË SHQIPËRI MARS/PRILL 1991Nga FRANK SHKRELI* (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]