Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës thotë se ka kapur një spiune ruse, e cila "ka pasur mision nga shërbimet sekrete ruse për të destabilizuar situatën".
Maria Koleda, një vajzë në të 20-tat, është kapur të mërkurën në jug të Ukrainës.
Shërbimi i Sigurisë së këtij vendi ka thënë se Koleda ka pranuar të ketë qëlluar dhe plagosë tre persona gjatë protestave në mbështetje të Kremlinit.
Shërbimi i Sigurisë po ashtu ka thënë se Koleda ka informuar "tutorin" e saj rus se ajo dhe aktivistët e tjerë kanë "sasi të pakufizuar" të eksplozivëve. rel