SHËNIM - NJË BUSH I TRETË PËR SHTËPINË E BARDHË?
E Shtunë, 04.12.2014, 06:18pm (GMT+1)
Jeb Bush
UASHINGTON, 12 prill /ATSH-AFP/ Asnjëri nga të dy nuk është ende kandidat zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për 2016. Por Hillary Clinton,
bashkëshortja e Bill Clintonit, dhe Jeb Bush, vëllai i vogël i George
dhe djali i George H.W pretendojnë secili të kandidojë për postin më të
lartë të Amerikës.
Barbara Bush, nëna e tij, tha
mirë vitin e kaluar se kishte pasur mjaft "Bush" në Shtëpinë e Bardhë,
por Jeb Bush, 61-vjeçar, po bëhet objekt gjithnjë e më shumë i
thashethemeve. Ai vetë nuk e përgënjeshtron faktin, madje duket i
inkurajuar.
Të dielën e kaluar, ai elektrizoi botën politike të vendit duke deklaruar se do të vendoste deri në fund të vitit.
Trashëgimtar i dinastisë Bush, ai ishte guvernator i Floridës gjatë
procesit zgjedhor mjaft të ngushtë të vëllait të madh në vitin 2000. Jeb
ka paraqitur principe që nxisin
kandidaturën e tij të mundshme, një vizion optimist i politikës, që
shkëputet nga politika e vjetër dhe agresive, shënuar në zgjedhjet e
republikanëve në 2012-n.
Nëse do të kandidonte, shpjegon ai gjatë një evenimenti në celebrimin e
25-vjetorit të fillimit të mandatit të babait të tij, ai do të qëndronte
i distancuar nga "lufta e përbaltjes".
"Fushata elektorale duhet të përqëndrohet në të dëgjuarit, të
mësuarit, dhe në mënyrën e të përmirësuarit", u shpreh ai. "Besoj se
kemi humbur mirëkuptimin", shton Jeb.
Republikani idealist artikulon kandidaturën e tij "rreth dëshirës për të fituar zgjedhjet, pa shënuar pikat ideologjike".
Në të kundërt nga doktrina republikane aktuale, Jeb Bush nuk heq dorë së
kërkuari një reformë të plotë të sistemit të emigracionit për
sistemimin e miliona emigrantëvë pa dokumenta që jetojnë në SHBA.
"Po, ata kanë shkelur ligjin. Por nuk është krim, është një akt
dashamirës", përsërit ai duke shtuar se klandestinët vijnë në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar familjet e tyre./ (Nga Michael
Mathes)
www.voal-online.ch
|