VDES NGA KANCERI TENISTJA UKRAINASE ELENA BALTACHA
E Hënë, 05.05.2014, 08:51am (GMT+1)
Teniserja e famshme ukrainase Elena Baltacha, ka vdekur në moshën 30 vjeçare, si rezultat i sëmundjes së kancerit që ajo kishte në mëlçi.
Për tri vite, Baltacha, ka qenë në vendin e parë për sa i përket tenisit në Britani.
Ajo i ka fituar 11 tituj tek, ishte pjesë e garave të Wimbeldon-it në vitin 2002 dhe për 11 vite radhazi ka mbrojtur ngjyrat e Britanisë si pjesë e ekipit Fed Cup.
Ajo kishte arritur në raundin e tretë në Australian Open në vitin 2005 dhe 2010. Ajo ishte diagnostifikuar me kancer qysh më moshën 19 vjeçare.
Baltacha ka lindur në Kiev të Ukrainës ndërsa në moshën 5 vjeçare ishte shpërngulur në Britani bashkë me familjen e saj.
I i ati i saj, ylli i futbollit Sergei Baltacha, më parë kishte qenë pjesë e ekipit të futbollit të Bashkimit Sovjetik dhe i kishte mbrojtur ngjyrat e Dynamo Kievit në kampionatin botëror të 1982-tes. rel