OKB NDIHMË NIGERISË PËR KËRKIMIN E VAJZAVE TË RRËMBYERA
E Martë, 05.06.2014, 05:36pm (GMT+1)
Kombet e Bashkuara po i japin Nigerisë ndihmë kundër terrorizimit, për kërkimin e qindra vajzave të rrëmbyera muajin e kaluar nga grupi i militantëve islamikë Boko Haram.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha sot se rrëmbimet janë një tragjedi e tmerrshme dhe se zyrtarët amerikanë të sigurisë kombëtare janë duke e ndjekur nga afër situatën.
Persona të armatosur i rrëmbyen vajzat nga shkolla në qytetin Chibok, shteti Borno, më 14 prill. Autoritetet nigeriane thonë se disa prej tyre mundën të shpëtojnë, por nuk dihet fati i 276 vajzave të tjera.
Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit Marie Harf tha se ajo nuk parashikon që në kërkime do të përdoreshin edhe burime amerikane.
Boko Haram mori përgjegjësinë për rrëmbimin e vajzava përmes një videoje në gjuhën Hausa, të publikuar dje nga agjencitë e lajmeve. Në video, udhëheqësi i organizatës Boko Haram, Abubakar Shekau thotë "unë i rrëmbeva vajzat tuaja" dhe zotohet se do t'i shesë ato në treg.za