VAZHDON SLLAVIZIMI I SHKUPIT ME PËRMENDORE TË REJA
E Enjte, 08.07.2014, 08:22am (GMT+1)
MAQEDONI - Përmendore të reja të maqedonasve do të vendosen në të dyja anët e lumit Vardar si pjesë e projektit "Shkupit 2014". Bëhet fjalë për mbi 10 përmendore, një pjesë e të cilave do të vendosen edhe në pjesën pranë gjykatave dhe bibliotekës kombëtare, në pjesën e dominuar nga shqiptarët.
"˜Përmendore masive të disa heronjve të panjohur maqedonas do të vendosen pranë Teatrit Maqedonas, Bibliotekës dhe hapësirave të tjera, ndërsa një numër i madh skulpturash do të jenë përreth lumit pranë Ministrisë së Jashtme. Bëhet fjalë për figurat historike maqedonase, sllave dhe serbe si Partenija Zografski, Kiril Pejcinoviç, Hristofer Zhefaroviç, por edhe figura me origjinë shqiptare, e përvetësuar nga sllavomaqedonasit Joakim Krçovski. Në kuadër të këtij projekti që pritet të arrijë në rreth 1 miliardë euro, për të rikthyer në gjendjen normale edhe përmendoren e Car Dushanit'-shkruan INA.
Ndërkohë që vazhdon vendosja e këtyre përmendoreve, akoma nuk ka asnjë lëvizje rreth vendosjes së tri përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare. Komuna Qendër dhe Qyteti i Shkupit vazhdojnë të hedhin përgjegjësinë ndaj njëra tjetrës për këto përmendore. Në muajin gusht 2012, Komuna Qendër kishte paralajmëruar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vendoseshin deri në fund të atij viti, por ato deri tani nuk duken askund. Ky premtim ishte dhënë edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI, e cila është pjesë edhe e pushtetit në Qytetin e Shkupit.
www.voal-online.ch
|