Revista prestigjioze amerikane Time zgjodhi Kryetarin e Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ben Bernanke Njeriun e Vitit 2009. "Historia është e përbërë jo vetëm nga ajo që ka ndodhur, por edhe nga ajo që nuk ka ndodhur," shkruante drejtori i revistës Time, Richard Stengel, në shpalljen e zgjedhjes së bërë. "E dimë se çfarë ka ndodhur në ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të pjesës tjetër të botës përgjatë këtij viti nuk ka qenë e mirë. Ajo që nuk dimë është se çfarë do të kishte qenë ekonomia e çfarë do të kishte ndodhur me jetët tona nëse pak njerëz nuk do të kishin vepruar për të mirën tonë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhte, por unë jam i bindur se ekonomia do të kishte shkuar shumë, shumë keq." Vitin e shkuar revista Time kishte Njeri të Vitit presidentin e zgjedhur Barack Obama. Revista amerikane ia kushton nga viti 1927 ballinën e saj të parë më të rëndësishme të vitit një personazhi (i pari qe aviatori ndëroqeanik Charles Lindbergh), një organizate apo një prirje të cilët kanë lënë shennjën në vitin që mbyllet.
Ben Shalom Bernanke, lindur më 13 dhjetor 1953, është një ekonomist amerikan dhe Kryetar aktual i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, autoritet bankar që kryen funksionet e një banke qendrore.
Bernanke, një republikan të cilin e caktoi Presidenti George W. Bush në tetor 2005 dhe i cili ka shërbyer për një periudhë të shkurtër si kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonominë të Presidentit Bush, pasoi në detyrë Alan Greenspan më 1 shkurt 2006. Ai është emëruar për një mandat të dytë nga Presidenti Barack Obama në vitin 2009 si Kryetar i Rezervës Federale.
Vitet e hershme
Lindur në Augusta, Georgia, Bernanke u rrit në një shtëpi fermeri në East Jefferson Street in Dillon, Karolinën e Jugut. Babai i tij Philip ishte farmacist dhe manaxher me kohë të pjesëshme I një teatri. Nëna e tij Edna ishte shkolluar për arsimtare. Ai është më i madhi i tre fëmijëve, ka një vëlla dhe një motër. Vëllai I tij Seth është avokat në Charlotte, Karolinën e Veriut, dhe motra e tij Sharon është prej një kohe të gjatë administratore në Kolegjin e Muzikës Berklee në Boston.
Bernankët ishin një nga pak familjet hebreje në zonë, me një sinagogë lokale të quajtur Ohav Shalom. Kur ishte fëmijë, Bernanke mësoi hebraisht prej gjyshit nga ana e nënës Harold Friedman, i cili ishte një drejtues kori dhe mësues hebraishteje. Babai dhe xhaxhai ishin bashkëpronarë të një farmacie të cilën e blenë nga gjyshi I tij nga ana e babait, Jonas Bernanke. Jonas kishte lindur në Boryslav, Austro-Hungari (sot pjesë e Ukrainës) më 23 janar 191 dhe emigroi në SHBA nga Przemyshl, Poloni (pjesë e Austro-Hungarisë deri më 1919). Ai arriti në Ellis Island, kur ishte 30 vjeç, të enjten, më 30 qershor 1921, me të shoqen Pauline, në moshën 25 vjeçare. Në manifestin e anijes, Jonas është shkruar si "klerik" dhe Pauline si "mjeke". Ata u vendosën në Dillon, Karolinën e Jugut, ku shkuan prej Nju Jorkut në vitet 1940. Nëna e Bernanke shpesh punonte në farmacinë e familjes, duke pasë hequr dorë nga profesioni i saj si arsimtare kur djali i saj ishte rritur, dhe vetë Bernanke gjithashtu ndihmonte kohë pas kohe në farmaci.
Religjioni
Si adoleshent, në vitet 1960, në qytezën Dillon, Bernanke ndihmonte shfletimin e pergamenave të Torah në sinagogën e tij lokale.
Arsimi
Bernanke u arsimua në East Elementary, J. V. Martin Junior High, dhe në Dillon High School, ku ai ishte mbajtës I fjalimit të lamturmirës në emër të klasës. Ai i mori provimet në mënyrë pothuaj të përkryer. A ishte edhe saksofonist, luante në bandën frymore të shkollës. Bernanke ishte student në Harvard University ku u diplomua shkëlqyshëm më 1975. Doktoroi në ekonomi pranë Institutit të Teknologjisë në Masaçusets më 1979. Tema e doktoratës ishte "Angazhimet afatgjata, optimizimi dinamik dhe cikli i biznesit". Udhëheqës shkencor i tij ishte Stanley Fischer.
Rinia
Para se të shkonte në kolegj punoi në ndërtimin e një spitali dhe kamarier në një restorant në vendlindjen e tij Dillon. Edhe gjatë kolegjit, në pushimet e verës, ai punonte për ta ndihmuar veten financiarisht.
Karriera akademike dhe qeveritare
Bernanke dha mësim në Stanford Graduate School of Business nga 1979 deri më 1985, ishte profesor I jashtëm në New York University dhe u bë profesor i rregullt në Princeton University në Departamentin e Ekonomisë. Ai drejtoi këtë departament nga viti 1996 deri në shtator 2002, kur kaloi në shërbime publike. Ai u largua nga pozita që kishte në Princeton më 1 korrik 2005. Dr. Bernanke shüerbeu si anëtar I Bordit të Guvernatorëve të Sistemit të Rezervës Federale nga viti 2002 deri në vitin 2005 dhe ishte Kryetar I Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Presidentit nga qershori 2005 deri në janarin 2006. Më 1 shkurt 2006 u caktua anëtar i Bprdit për një afat katërmbëdhjetëvjeçar dhe një mandat katërvjeçar si Kryetar.
Në njërin prej fjalimeve të tij të para, titulluar "Deflacioni: të sigurohemi se nuk do të ndodhë tek ne," ai shpalli atë që u quajt më vonë Doktrina Bernanke.
E ardhmja e Bernankes si Kryetar I Rezervës Federale u bë e paqartë më 21 nëntor 2008, kur u përfol se Presidenti I zgjedhur Barack Obama do të emëronte Tim Geithner Sekretar të Thesarit dhe jo Larry Summers, çka ua hapi rrugën spekulliemeve se Obama e shikon Summers si pasardhës të Bernanke. Summers ishte menduar të drejtonte Këshillin Ekonomik Kombëtar. Dy këshilltarë të Obamës thanë se Summers do të jetë kandidati kryesor për t'u bërë Kryetar i Rezerves Federale, çka do të thotë se Obama nuk do ta riemërojë atë kur ta mbarojë mandatin më 31 janar 2010. Burime të Shtëpisë së Bardhë thanë më 24 gusht 2009 se Presidenti Obama do ta emërojë Bernanken për një mandat tjetër më 2010. Gjatë mandatit të parë si Kryetar, Bernanke mbikqyri rritjen më të madhe të pushtetit të Rezervës Federale që nga krijimi i saj më 1913.
Merrill Lynch shkrihet me Bank of America
Në një letër drejtuar Kongresit nga Prokurori I Përgjithshëm I Nju Jorkut Andrew Cuomo më 23 prill 2009, Bernanke përmendje bashlë me ish Sekretarin e Thesarit Henry Paulson për dyshime mashtrimi në blerjen e
Merrill Lynch nga Bank of America. Letra mëtonte se humbjet në Merrill Lynch nuk ishin bërë të ditura tek Bank of America nga Bernanke dhe nga Paulson. I pyetur nga Kongresi Bernanke argumentoi se Rezerva Federale nuk bëri asgjë joligjore ose jomorale në kontekstin e përmendur.
Emërimi Kryetar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Duke emüeruar Ben S. Bernanke për ta pasuar Alan Greenspan si Kryetar të Rezervës Federale, Presidenti Bush zgjodhi një ekonomist me besueshmëri të hatashme dhe me një reputacion të mirë në Kongres e në Wall Street, çka u duartrokit gati njëzëri që nga emërimi. Ben S. Bernanke bëri betimin më 1 shkurt 2006, si Kryetar dhe anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Sistemit të Rezervës Federale. Dr. Bernanke gjithashtu shërbeu si Kryetar I Komitetit Federal të Tregut të Hapur, trupües kryesore politikëbërëse të Sistemit. Ai emërohej si anëtar i Bordit për 14 vjet, çka skadon më 31 janar 2020, dhe katër vjet Kryetar, çka skadon më 31 janar 2010.
Në foto: Bernanke duke bërë betimin në praninë e paraardhësit Alen Greenspan
Bernanka me Presidentin Obama
Riemërimi Kryetar i Rezervës Federale
Më 25 gusht 2009, Presidenti Obama shpalli se do ta emüerojë Ben Bernanke-n për një mandat të dytë si Kryetar I Rezervës Federale. Në një deklaratë të shkurtër në Martha's Vineyard, me Bernanke-n pranë, Obama tha se arritjet e Bernanke-s, temperamenti, trimëria dhe shpirti krijues e ndihmuan parandalimin e një Depresioni tjetër të Madh më 2008. "Ben krijoi një sistem financiar në prag të kolapsit me qetësi dhe me mençuri, me veprime të guximshme larg të menduarit shabllonist çka bëri të pengonte rënien tonë të shfrenuar ekonomike," tha Presidenti./Elida BUÇPAPAJ
(http://en.wikipedia.org) (http://www.ansa.it)