E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BRAHO KËRKON DORËHEQJEN E KËSHILLIT MBIKQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

E Hënë, 08.11.2014, 06:07pm (GMT+1)


Në Shqipëri, kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, tha sot se përgjegjësia kryesore mbi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, bie sipas tij mbi Këshillin Mbikqyrës. Zoti Braho ju drejtua me një thirrje anëtarëve të Këshillit që të japin dorëheqjen. Ndërkohë aktivistë të shoqërisë civie vazhdojnë të mbledhin firma në mbështetje të peticionit për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani.
 
Dy javë më parë ishte kryetari i komisioni parlamentar i  Ekonomisë Erion Brace i cili thirri, pak ditë pas zbulimit të vjedhjes disa milion dollarëshe në Bankën e Shqipërisë, guvernatorin Ardian Fullani për të dhënë shpjegime.  Deri në atë moment përmasat e ngjarjes ishin ende të kufizuara nga një informacion i pakët dhe i kontrolluar nga vetë Banka. Sot për këtë cështje foli kryetari i Komisionit të sigurisë Spartak Braho, sipas të cilit përgjegjësia kryesore ishte e Këshillit mbikqyrës. Ky këshill përbëhet nga 9 anëtarë të zgjedhur nga parlamenti e qeveria. Vetëm njëri zgjidhet nga vetë Këshilli, ndërsa prej disa muajsh, dy vende janë vakante.
 
Sipas zotit Braho, këshilli, si "strukturë kryesore drejtuese dhe menaxhuese e Bankës së Shtetit e ngarkuar për këtë qëllim me ligj, ndonëse e kompozuar me personalitete të nderuara të  fushës financiare, çuditërisht duket se ka vegjetuar, nuk ka qënë kërkuese, kontrolluese dhe efiçente".
 
Zoti Braho foli për përgjegjësi deri më tani morale, politike dhe institucionale të anëtarëve të Këshillit, ku bën pjesë dhe guvernatori Fullani, ndaj të cilit ka një opinion në rritje që kërkon prej ditësh largimin nga kjo detyrë. Qëndrimi i zotit Braho nuk ishte fort i qartë. Në deklaratën e tij ai i bëri thirrje për dorëheqje vetëm tre nga 7 anëtarëve aktual të Këshillit. Më pas, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, lidhur me guvernatorin, i cili sipas tij ndodhej përpara një gjëme të madhe, zoti Braho tha se "dorëheqja është çështje personale e Fullanit. Pezullimi dhe shkarkimi kanë procedurat e tyre". "‹"‹
 
Më tej, ai e riformuloi pozicionin e tij duke saktësuar: "Unë ju drejtohem të 7 anëtarëve të Bordit Drejtues të Këshillit Drejtues të japin dorëheqjen. Në këta 7 është pjesë edhe Fullani".
 
Ngjarja në Bankën e Shqipërisë është vënë në qendër të opinionit publik. Aktivistë të shoqërisë civile, prej disa ditësh kanë nisur mbledhjen e firmave në mbështetje të një peticioni që kërkon largimin e zotit Fullani nga detyra. Prokuroria ndërkohë po vazhdon hetimet. Cdo ditë po dalin në dritë, detaje të reja që dëshmojnë mosfunksionimin e një zinxhiri struturash të vetë Bankës, të cilat bënë të mundur një vjedhje që vazhdonte prej afër 4 vitesh. Deri më tani të paktën 10 persona, nga të cilët 9 punonjës të Bankës, përfshirë dhe Drejtorin e Emisionit, janë arrestuar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUKËSI SI TIRANA - E DREJTUAR NGA RINIA - PO FIRMOS SOT E NESËR PETICIONIN KUNDËR FULLANIT (08.11.2014)
ZIRKON DISHA - INTERES I MADH NGA QYTETARËT DHE NJERËZIT PUBLIKË PËR TË FIRMOSUR PETICIONI KUNDËR FULLANIT NË TIRANË E SHQIPËRI (08.11.2014)
JAHJAGA E TAKOI PESËSHEN PERËNDIMORE - PËRPARËSI LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT (08.11.2014)
ARRESTOHEN 40 VETA QË DYSHOHET SE LUFTUAN NË IRAK E SIRI (08.11.2014)
NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË - MESAZH I KEQ PËR INVESTITORËT (08.11.2014)
VIJON PETICIONI DHE REAGIMET KUNDËR FULLANIT - DERI TANI JANË MBLEDHUR 8 000 FIRMA (08.11.2014)
DERI TANI 3200 NUMRI I NËNSHKRIMEVE DHE SQARIM PËRSE NUK BËHET PETICIONI ONLINE (08.10.2014)
GJERGJ BUXHUKU - VJEDHJA E BSH SHPJEGON PSE SISTEMI BANKAR SHFAQ SHENJA TË QARTA TË OLIGOPOLIT NË DËM TË INTERESIT PUBLIK (08.10.2014)
TOÇI - GUVERNATORI E KUPOLA E BANKËS TË JAPIN DORËHEQJEN (08.10.2014)
FULLANI VIZITON PUNONJËSIT NË ZYRA - MPRIHNI SHQISAT E SKEPTICIZMIT (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]