E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PARATË E VJEDHURA NË BANKËN E SHQIPËRISË 'ZËVENDËSOHESHIN' ME LETRA

E Martë, 08.12.2014, 06:47am (GMT+1)



Vjedhjet që ka kryer punonjësi i Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj në arkën e Thesarit në Linzë, janë filmuar nga kamerat e brendshme që ndodhen brenda Arkës Stok, aty ku edhe janë vjedhur paratë. Burime pranë organit hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e depozitës së parave në Arkën Stok, ku Bitraj ka vjedhur një sasi të madhe kartëmonedhash për katër vjet rresht, rezulton se pjesa më e madhe e veprimeve të tij janë të dokumentuara.

Kjo, pasi Arka Stok ka mbikëqyrje të brendshme, por hetuesit thonë se jo të gjitha veprimet janë monitoruar, pasi kamerat e brendshme nuk bëjnë monitorim 24- orësh, siç bëjnë kamerat e sigurisë të vendosura në korridoret e Departamentit të Emisionit, ku ndodhet edhe hyrja e derës-kasafortë, transmeton bw .

Grupi hetimor i ngritur pas superskandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, ka nxjerrë në dritë të tjera detaje lidhur me këtë ngjarje. Burime jozyrtare nga organi i akuzës sqarojnë se nga procesverbali i këqyrjes në Arkën Stok, dyshohet se Adrian Bitraj për katër vite me radhë, ka boshatisur tri arka me kartëmonedha. Të njëjtat burime bëjnë me dije se tri arkat që janë boshatisur, Bitraj i ka mbushur me blloqe dhe letra të ndryshme, të cilat i fuste në bankë me argumentin se ishin furnizim për punën e përditshme në institucionin ku ai punonte.

Deri tani mendohet se personi kyç në këtë vjedhje ka hyrë në Arkën Stok, ku ka marrë edhe pjesën më të madhe të parave, dhe më pas i ka futur ato në trup. Pas kësaj, Bitraj ka zëvendësuar paratë që ka marrë nga arkat, me letrat që kishte sjellë nga jashtë dhe, i sigurt që nuk ishte dalluar nga askush, është drejtuar tek tualetet e Thesarit, ku i ka futur paratë e vjedhura në thasë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, për transportin e thasëve me lekë, Bitraj ka përdorur nipin e tij, Klevis Bejtaj, i cili e priste jashtë me makinë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FORUMI SHKODRAN FTON QYTETARËT SHKODRAN ME FIRMOS PETICIONIN KUNDËR FULLANIT - SHKODRA FIRMOS (08.11.2014)
ISA MUSTAFA - KOSOVA S'KA DJEM PËR TË HUMBUR NË LUFTËRA TË PADOBISHME DHE TË DËMSHME (08.11.2014)
BRAHO KËRKON DORËHEQJEN E KËSHILLIT MBIKQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË (08.11.2014)
KUKËSI SI TIRANA - E DREJTUAR NGA RINIA - PO FIRMOS SOT E NESËR PETICIONIN KUNDËR FULLANIT (08.11.2014)
ZIRKON DISHA - INTERES I MADH NGA QYTETARËT DHE NJERËZIT PUBLIKË PËR TË FIRMOSUR PETICIONI KUNDËR FULLANIT NË TIRANË E SHQIPËRI (08.11.2014)
JAHJAGA E TAKOI PESËSHEN PERËNDIMORE - PËRPARËSI LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT (08.11.2014)
ARRESTOHEN 40 VETA QË DYSHOHET SE LUFTUAN NË IRAK E SIRI (08.11.2014)
NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË - MESAZH I KEQ PËR INVESTITORËT (08.11.2014)
VIJON PETICIONI DHE REAGIMET KUNDËR FULLANIT - DERI TANI JANË MBLEDHUR 8 000 FIRMA (08.11.2014)
DERI TANI 3200 NUMRI I NËNSHKRIMEVE DHE SQARIM PËRSE NUK BËHET PETICIONI ONLINE (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]