E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DRITËRO AGOLLI - VJEDHJA E BANKËS SI NË ROMANE, GUVERNATORI PO SHKEL BANKËN, TË MARRË FAJIN

E Martë, 08.12.2014, 06:52am (GMT+1)



TIRANE- Larg prej ditëve të nxehta të gushtit, ne të "Gazetës Shqiptare" e gjetëm Dritëro Agollin në Pogradec, përkundruall Lasgushit dhe Kutelit. Ky qytet i jep njeriut të letrave, optimizëm dhe freski. Në hotel "Millenium" ku ai po qëndron, hyjnë e dalin njerëz që i kërkojnë shkrimtarit, autografe dhe pos tyre, duan me ngulm ta fiksojnë çastin në një fotografi, e mandej, teksa gjerbin një kafe, e pyesin për politikën e "˜qendrës'. Çështja "Fullani", çfarë do ndodhë me Bankën e Shqipërisë, pse politika po hesht, a pse e zhvesh ajo veten nga përgjegjësitë. Me zërin e qetë, teksa tymos një cigare, Dritëroi bisedon me të gjithë dhe me dashurinë e një gjyshi përkëdhel fëmijët që e përqafojnë. Ai ka një copë here që hesht, pas pyetjes sonë se si e ka "pritur" lajmin e vjedhjes së një sasie të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë. Me të njëjtin zë, e me një pamje të trishtuar, thotë se kjo që ndodhi nuk ishte një çudi... Nuk ia ka ënda të flasë gjatë, porse shembujt që jep janë të qartë, ashtu sikundër metaforat. Ndërsa protestuesit firmosin peticione dhe kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani, njeriu i letrave, përmes "GSH", "˜proteston' me fjalë. "˜Shiu i imët' lag më shumë sa ai i furishmi. "Populli është i varfër dhe kur këta njerëz të shquar, kur këta pasanikë, bëjnë këtë që bënë, atëherë njeriu bie në dëshpërim të madh", thotë Dritëroi. "Ka një lloj ngopje njeriu. Unë kur ha, vjen një moment që ngopem, nuk dua më. Ka një masë", vëren ai, duke shtuar "Kjo e ngrënë që pëlcet, bëhet bombë, pasi ha e ha, dikur pëlcet". Në intervistën e mëposhtme për "GSH", ai jep disa këshilla të urta mbi fajet që duhen marrë përsipër, për reagimin që duhet të ketë politika dhe mbi kontrollin që duhet të ketë mbi një bankë...

Z.Agolli, si e keni pritur lajmin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë?
I kam ndjekur rregullisht lajmet për çështjen e Bankës së Shqipërisë, por nuk jam aq i informuar sa ç'janë analistët apo politikanët. Megjithëkëtë, unë mendoj se kjo që ndodhi nuk ishte çudi. Nuk jemi aq të çuditur për këtë që ndodhi sepse në Shqipëri, si institucionet, edhe individët, pra të gjithë, vjedhin. Domethënë, deri tani ishin vjedhje disi më të lehta, jo se të rëndat kanë munguar.

Ju e konsideroni më të rëndën, por çfarë na thotë ne kjo vjedhje? Si lexohet në opinionin publik?

Kjo e fundit ishte vjedhje si në romane. Për ne që shkruajmë, për shkrimtarët ku hyj dhe unë, kulmi është ky. Kjo ngjarje e arrin kulmin e korrupsionit, kulmin e vjedhjes dhe të shkeljeve. Situata është shumë e rrezikshme, pasi krijon pasiguri në popull, e jo vetëm tek ata që kanë lekë në banka. Një njeri i thjeshtë, që nuk i ndërlikon shumë idetë, mund të mendojë që pas kësaj ngjarje, është më mirë të mos vërë para në banka, pasi nëse një vjedhje e tillë bëhet në Bankën e Shqipërisë, në një institucion aq të rëndësishëm, çfarë ndodh me të tjerat? Ju prisni të ketë ndikime? Situata ndikon, qoftë nga ana materiale, qoftë nga ana psikologjike. Ka trishtim të madh! Ka pasiguri.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARATË E VJEDHURA NË BANKËN E SHQIPËRISË 'ZËVENDËSOHESHIN' ME LETRA (08.12.2014)
FORUMI SHKODRAN FTON QYTETARËT SHKODRAN ME FIRMOS PETICIONIN KUNDËR FULLANIT - SHKODRA FIRMOS (08.11.2014)
ISA MUSTAFA - KOSOVA S'KA DJEM PËR TË HUMBUR NË LUFTËRA TË PADOBISHME DHE TË DËMSHME (08.11.2014)
BRAHO KËRKON DORËHEQJEN E KËSHILLIT MBIKQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË (08.11.2014)
KUKËSI SI TIRANA - E DREJTUAR NGA RINIA - PO FIRMOS SOT E NESËR PETICIONIN KUNDËR FULLANIT (08.11.2014)
ZIRKON DISHA - INTERES I MADH NGA QYTETARËT DHE NJERËZIT PUBLIKË PËR TË FIRMOSUR PETICIONI KUNDËR FULLANIT NË TIRANË E SHQIPËRI (08.11.2014)
JAHJAGA E TAKOI PESËSHEN PERËNDIMORE - PËRPARËSI LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT (08.11.2014)
ARRESTOHEN 40 VETA QË DYSHOHET SE LUFTUAN NË IRAK E SIRI (08.11.2014)
NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË - MESAZH I KEQ PËR INVESTITORËT (08.11.2014)
VIJON PETICIONI DHE REAGIMET KUNDËR FULLANIT - DERI TANI JANË MBLEDHUR 8 000 FIRMA (08.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]