JULIAN DEDA FIRMOS PETICIONIN PËR SHKARKIMIN E FULLANIT - FIRMOS EDHE TI
E Martë, 08.12.2014, 06:59am (GMT+1)
TIRANE - Shoqëria civile vijoi aksionin për mbledhjen e firmave të qytetarëve me qëllim që t'i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.
Mes qytetarëve që firmosën peticionin ishte edhe aktori i njohur Julian Deda, i cili publikoi edhe disa fotografi në "Facebook" nga momenti i firmosjes së peticionit mbi të cilat shkruan: "Unë firmosa, firmos edhe ti..!"