Ishujt Solomon e kanë njohur Kosovën
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, para pak minutash ka bërë publik një lajm të mirë për Kosovën.
Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka bërë me dije se Ishujt
Solomon sapo kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës shtet të pavarur.
"Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Ishujt Solomon sapo e kanë
njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë
vendim. Urime qytetarëve të Kosovës", ka shkruar Hoxhaj.