ZOTI AMBASADOR ARVIZU, NUK JAM NË NJË MENDJE ME JU... Mr. AMBASADOR ARVIZU, I'M NOT IN A MIND WITH YOU Nga KOLEC TRABOINI
E Premte, 08.15.2014, 07:10am (GMT+1)
Ju thoni se gjithçka në Bankën Shqiptare ka qënë mbi baza profesionale,
por shqiptarët nuk shohin asgjë profesionale në manaxhimin e
Bankës nga Guvernatori Fullani. Nëse vjedhja do të kishte ndodhur nga
jashtë (çfarë ndodh edhe në Amerikë) ndoshta, por në vjedhje nga brenda
tregon se asgjë profesionale nuk ka funksionuar në Bankën e Shtetit
Shqiptar. Zoti Ambasador mos bëni mëkat të dilni kundër ndjesive
të përgjithshme të popullit shqiptar që në këtë rast është viktima e
vjedhjes, i cili ka bindjen e plotë se Fullani është thjeshtë një
FULL-HAJN....FULL-STEALER.
|
Ambasadori Arvizu dhe Guvernatori Fullani |
A i lexoni gazetat Z. Ambasador Arvizu?
Përvec 7 milion dollarë të vjedhur, "Fullani shterroi rezervat valutore
me 65 % dhe përgjysmoi rezervat e arit për zgjedhjet 2013." Është e
vërtetë që këtë duhej ta vendoste drejtësia po cila drejtësi zoti
Ambasador? A nuk i kemi lexuar konkluzionet e Departamentit të Shtetit
Amerikan ku thuhet se drejtësia në Shqipëri nuk funksionon?! Këtu nuk
kemi drejtësi por dreqësi...Dhe dihet se ata të drejtësisë janë të
gjithë miq, aleatë apo bashkpuntorë të Fullanit dhe kurrë nuk do të vënë
drejtësi mbi këtë vjedhje skandaloze, e turpshme e që tregon se shteti
shqiptar është kapur nga qarqet e oligarkët me shënja të plota të një
mafie të mirëorganizuar e nuk kanë asnjë qëllim tjetër vec të pasurohen.
Jep shëmbullin e modelit amerikan të demokracisë zoti Ambasador, që kur
drejtësinë nuk e bën shteti, thërritet populli që me votën e lirë të
zgjedh shtetarë të tjerë, dhe një administratë e organe drejtësie që
punojnë me përkushtim. I nderuar i Ambasador këtu të gjithë ata që losin
me hallkat e pushtetit janë hajdutë, ndaj duhet bërë shëmbull Fullani
që të mos guxojnë më të tjerë si ai që të vjedhin popullin e vet. E
fundit, vërtetë në Bankën Shqiptare ka pas profesionalizëm, por kjo ka
konsistuar në profesionalizmin e vjedhjes. Dhe kryeprofesionisti në
këtë rast është Fullani që është përgjegjës para ligjit për gjithçka që
ka ndodhur në Thesarin e Shtetit, se ka punësuar hajdutë, se ka
stimuluar hajdutë, se me mosndalimin u ka krijuar kushte për të vjedhur
popullin shqiptar. Prandaj: TË SHPORRET FULLANI! Kolec TRABOINI shqiptaro-amerikan 14 gusht 2014 traboini@yahoo.com Mr. Ambassador Arvizu, I'M NOT IN A MIND WITH YOU ...
You say that "everything in the Bank of Albania has been functioning on
professional basis", but Albanians do not see anything professional in
the management that the Bank's Governor has done. If the theft would
have occurred from the outside premises the bank(what happens even in
America) perhaps, but if the theft has happened from within, then this
shows that nothing has worked professionally in the Albanian Bank State.
Mr. Ambassador, do not make a sin and go against the general feelings
of the Albanian people who in this case are the victims' of theft and
are fully convinced that Fullani is simply a thief .... FULL-HAJN
FULL-STEALER. Do you reporters read Mr. Ambassador Arvizu? Beside
the $7 million stolen, "Fullani exhausted the stock valuation by 65% and
halved the gold stocks for 2013 elections." It is true that this
has to be decided from the Justice, but which justice Mr. Ambassador?
Did you not read the conclusions of the State Department report stating
that, "the Justice in Albania does not function?!" Here we do not have
Justice but Evilness ... And is known that all the members of the body
of justice are friends, allies or associates of Fullani and will never
do justice on this, outrageous theft, embarrassing showing that Albania
is captured by circles of the oligarchs with full signs of a
well-organized mafia and have no purpose other than to get rich. Give
the example of the American model of democracy, Mr. Ambassador, that
when justice is not done by the different levels of the government,
people are summoned to vote freely and elect other statesman, and a body
administration of Justice working with dedication. Honorable
Ambassador, here all those who play with state powers are thieves, and
that is why Fullani should be made an example, as it will deter others
like him to not steal their people.. Lastly, we really had the
professionalism in the Albanian State Bank, but it has consisted in the
professionalism of theft. And the Head-professional in this case is
Fullani who is responsible before the law for everything that happened
in the State Treasury, who employs thieves, has stimulated thieves, and
has created conditions to fail stopping the theft of the Albanian
people, yet again. Therefore: FULLANI SHOULD BE OUSTED! Kolec Traboini
Albanian-American August 14, 2014
KOLEC TRABOINI
|