Policia
e Maqedonisë thotë se e ka arrestuar të dënuarin në ikje, Arsllan Poda,
i cili ishte i akuzuar se i udhëheq disa organizata të krimit të
organizuar në Maqedoni dhe Sllovaki.
Policia tha sot se Poda, 50 vjeçar, dhe bashkëpunëtori i tij i
dyshuar, Ekrem Bekirovski, 39 vjeçar, janë arrestuar gjatë një
ndërhyrjeje në periferi të Shkupit.
Një gjyqtar ka urdhëruar 30 ditë paraburgim për peersonin Arsllan Poda, raporton AP nga Shkupi.
Poda ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burg, në vitin 2006, për
rrëmbimin e biznesmenit nga Kosova, Lulëzim Begaj, ndërsa nga familja e
tij kishte kërkuar 500 mijë eruo për lirimin e tij. Begaj ishte
shpëtuar nga policia e Maqedonisë dhe nuk është paguar shuma e kërkuar.
Sllovakia, po ashtu, e kishte publikuar një fletarrest ndërkombëtar
për personin Poda, i cili ishte dënuar në mungesë në Sllovaki, me 14
vjet burg, në vitin 2007, për prodhim dhe posedim të drogës dhe për
trafikim të armatimit.