Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri të ditur se "në
shtator do të çelet konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re dhe
për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur".
Kështu ka shkruar ai përmes një postimi që ka bërë në profilin
e tij në Twitter. Aty ai ka treguar gjithashtu se "pas projektit të
Vijës Bregdetare te Vlorës së shpejti do të bëhet edhe konkursi për
projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i
Llogarasë".
E disa ndjekës të tij i kanë kërkuar atij se çfarë ka në plan për veriun.