E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SULEJMAN REXHEPI - SHQIPTARËT MYSLIMANË NË MAQEDONI JANË KEQPËRDORUR

E Shtunë, 08.16.2014, 05:11pm (GMT+1)



Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi thotë se shqiptarët, besimtarë myslimanë në Maqedoni dhe më gjerë në rajon janë keqpërdorur në lidhje me luftërat në Siri dhe Irak dhe se është mendim i gabuar se ata shqiptarë që vriten në ato luftëra do të bëhen dëshmorë ose shehidë. Atje po bëhet një luftë e përgjakshme vëllavrasëse dhe nuk mund të arsyetohet pjesëmarrja e shqiptarëve në atë konflikt, thotë kryetari i komunitetit mysliman Sulejman Rexhepi.

"Njerëzit ende nuk  e kanë kuptuar se ç'do të thotë të mbrosh vatanin. Ka një thënie të profetit Muhamed se: "të duash Vatanin, të duash Atdheun është pjesë e besimit, është pjesë e imanit të një besimtari mysliman". Mirëpo këtu nuk është në pyetje ajo që dikush vullnetarisht të përfshihet në një konflikt luftarak me synim të mbrojtjes së vatanit dhe nëse eventualisht bie viktimë në atë front të konsiderohet për shehid. Kjo është shumë gabim. Unë kam reaguar gjithmonë dhe ua kam tërheqë vërejtjen atyre për të cilët mendoj se po bëjnë frymëzimin e të rinjve për të shkuar në atë luftë. Nuk mund të jetë shehid (dëshmor) një njeri i cili ka shkuar prej këtu në një luftë civile të ndezur nga pozita dhe opozita. Edhe më keq është kur atje paraqiten ndarje dhe fraksione siç është rasti me organizatën ISIS dhe themelimin e Kalifatit islamik. Nuk ka përmbajtje as fundament islamik... ai rreth dhe ajo celulë është tërësisht terroriste! Bën masakrimin e popullit, pa marrë parasysh përkatësinë fetare."

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni vlerëson se ata shqiptarë të cilët shkojnë për të luftuar në Siri e Irak kanë për motiv kryesor interesin material:

Ata persona të cilët bëjnë frymëzimin për pjesëmarrje në luftën e Sirisë vetë mbeten në shtëpi ndërsa kanë artikulime të interesave materiale. Ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë dëmi na bëjnë ne si myslimanë dhe si shqiptarë. Kam një porosi për të gjithë ata të cilët e duan paqen, duan kulturë dhe civilizim: kërkoj që të funksionojë shteti juridik, thotë z. Rexhepi.

Kryetari i Bashkësisë Islame, Rexhepi thotë se ata shqiptarë me sjelljet e tyre njollosin imazhin e Islamit dhe të kombit shqiptar.

Reis Ulemaja, siç njihet këtu kryetari i bashkësisë Islame, thotë se është shumë i vëmendshëm sa i përket ruajtjes së interesave të besimtarëve myslimanë por dhe autoritetit të institucionit që drejton dhe të Islamit në përgjithësi.

Ai nuk e përjashton mundësinë që frymëzuesit e atyre personave që shkojnë për të luftuar të jenë edhe nëpër xhamitë e këtushme. Ai pranon se dy xhami të Shkupit nuk janë në kontroll të plotë të Bashkësisë Islame.

"Mund të ketë. Por ne me përpjekje maksimale që më parë kemi krijuar një pozicion: asnjë imam nuk mund të jetë në xhamitë tona nëse nuk nënshkruan një deklaratë ku thuhet se në praktikë, në veprim në predikim nuk i largohem shkollës juridike Hanifije dhe nëse në çastin kur lëviz nga interpretimi burimor, autokton, tradicional, atëherë BFI lirisht mund të na largojë nga angazhimi si imam i xhamisë. Mirëpo, kemi vetëm një problem dhe këtë nuk mund ta fshehim. Është xhamia e Jahja Pashës dhe e Tutunsëzit. Në këto dy xhami, edhepse punëtorët, imamët dhe ndihmësit e tyre janë njerëz tanë, nuk e kemi njeriun e parë të quajtur murterverli, nuk është i yni por është i imponuar. Ne megjithatë jemi të lirë dhe nuk mund të na e ndalojnë hyrjen, por nuk kemi kontroll të plotë të këtyre dy xhamive. Ne kemi kërkuar nga organet kompetente qeveritare që të na ndihmojnë duke respektuar ligjin, por ato nuk e kanë bërë punën e vet, prandaj nëse diçka ndodh në Jahja Pashë ose Tutunsëz  - për ne do të ketë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jo në objektet tona!", thotë kryetari i BFI Sulejman Rexhepi.

Drejtuesi i Bashkësisë Islame kërkon të njihet dhe respektohet autoriteti i këtij institucioni dhe shoqatat joqeveritare të mos merren me punët e kësaj Bashkësie. Ai kritikon autoritetet e shtetit që lejojnë organizata të ndryshme të merren me çështjet e fesë:

Forumi Rinor Islam... Kjo gjë ndodh vetëm tek ne shqiptarët dhe myslimanët. Askund në botë nuk ka Forum Rinor Krishter, as Orthodoks as Katolik. Për këtë nuk kemi faj ne por administrata shtetërore e cila i regjistron dhe u lejon një gjë të tillë. Unë kam kërkuar statusin e tyre dhe nuk e kam gjetur në shërbimin civil të Republikës së Maqedonisë. Kam autorizuar avokat dhe ky ma përcolli se dosja, statuti i tyre ndodhet në shërbimet e inteligjencës!, thotë kryetari Rexhepi.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni e mbështet aksionin e fundit të autoriteteve policore të Kosovës lidhur me grupet e konsideruara si radikale, por e vlerëson si një skenar spektakolar që lë dyshim se veprimi ka qenë i imponuar, ndërkohë që thotë se fjalën e fundit do ta japin autoritetet gjyësore të Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BREGDETI JUGOR DO TË RREGULLOHET ME KONKURS NDËRKOMBËTAR (08.16.2014)
CIA - SERBIA KA PROBLEME ME KOSOVËN DHE BOSNJËN (08.16.2014)
MAQEDONI - U ARRESTUA NJË I AKUZUAR PËR KRIM TË ORGANIZUAR (08.16.2014)
INCIDENT NË VERIUN E MITROVICËS (08.16.2014)
HASHIM THAÇI PO BËN PRESION NDAJ GJYKATËS KUSHTETUESE (08.15.2014)
HALIL MATOSHI - BARRIKADAT NË MITROICË MË TË RREZIKSHME SE EKSTREMIZMI FETAR (08.15.2014)
ERMELINDA MEKSI KËRKOI SHKARKIMIN - KËSHILLI MBIKQYRËS MBRON FULLANIN (08.15.2014)
Deutshe Welle - VJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË FLET PËR MËNYRËN SI MENAXHOHET INSTITUCIONI (08.15.2014)
PETICIONI NDAJ FULLANIT, SMS KËRCËNUESE NDAJ AJTANGA LUBONJËS - POLICIA IDENTIFIKON AUTORIN (08.15.2014)
GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS DO TË KALOJË NË DUART E KËSHILLIT TË SIGURIMIT (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]