VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 gusht?

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 gusht?
E Shtunë, 08.16.2014, 07:39pm (GMT+1)



1792 Francë; Maximilien Robespierre, anti-monarkist, paraqet peticionin e Komunës së Parisit në Kuvendin Legjislativ, duke kërkuar formimin e një gjykate revolucionare dhe gjykata që Robespierri propozoi çoi në giotinë qindra njerëz, përfshi mbretin dhe vetë Robespierrin.

1896 3 eksplorues: Skookom Jim, Dawson Charlie dhe George Carmack me gruan e tij, Kate, zbulojnë ar ndërsa po kalonin në përroin Rabbit, degë e lumit Klondike në Alaska lajmi krijoi ethet e arit. Psikologjikisht, ari në Klondike u bë aq i arritshëm sa edhe i vrazhdë, sa romantik aq edhe i dhunshëm - vetëm një pjesë e vogël prej 100.000 njerëzve që vërshuan plot lakmi për pasuri në Klondike, arritën të pasuroheshin; luftë tregtare mes qyteteve e shteteve u shpall; Seattle dhe San Francisko konkurruan më ashpër për biznes e sipërmarrje në rajonin e arit; gazetat e kohës e quajtën këtë fenomen "Klondicitis"  Të tre zbuluesit  patën fate të përziera: George Carmack la gruan e tij, Kate, e cila nuk mundi t'i përshtatej jetës së re - dhe jetuan relativisht në bollëk; Skookum Jim siguroi të ardhura të shumta, duke i dhënë minierat me qera, vetë nuk pranoi të prekte punë me dorë; Dawson Charlie shpenzoi thuajse çdo gjë që fitoi nga ari i tij, dhe vdiq në aksident, në gjendje të dehur.

1927 - Gara ajrore Dole filloi nga Oakland, Kaliforni nga ku 8 aroplanë u nisën për në Honolulu, Hawaii gjashtë nga tetë aeroplanët u rrëzuan ose u zhdukën, vetëm dy përfunduan garën.

1929 - Shpërthejnë trazirat në Palestinë midis palestinezëve arabë dhe hebrenj - sulmet mes dy grupeve vazhduan deri në fund të muajit - si pasojë, 133 hebrenj dhe 116 arabët u vranë.

1977 - Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç. Këndoi me sukses çdo lloj muzike, përfshi 'country, rock, e bluz'. Edhe pse kishte zë të bukur, lëvizjet e trupit kur këndonte i dhanë atij famën. Vdekja e tij i atribuohet kryesisht marrjes me tepricë të barnave qetësues. Interesi popullor për Elvisin ka mbetur i lartë; shtëpia e tij, Graceland, në Memphis, është kthyer në një vend tërheqës për vizitorë.

1989 Një shpërthim diellor krijon stuhi gjeomagnetike në Tokë që ndikoi djegien e shumë mikroprocesorëve, duke çuar në ndaljen e të gjitha tregtimeve në bursën e Torontos.

Mendim i ditës
"Njeriu me mendje të lartë duhet të kujdeset më shumë për të vërtetën se sa për atë që mendojnë të tjerët".
Aristoteli
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 gusht? (08.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 gusht? (08.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 gusht? (08.13.2014)
Histori: Çfarë ka ndodhur më 12 gusht? (08.13.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 gusht? (08.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 gusht? (08.11.2014)
JEZIDËT - NË ARRATI PREJ 'SHTETIT ISLAMIK' (08.10.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 gusht? (08.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 gusht? (08.09.2014)
'GJERMANË TË MIRË, FRANCEZË TË KËQINJ?' (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]