Autoritetet thonë se katër persona e kanë pranuar fajësinë për vrasjen e një turisteje gjermane në San Francisko, në vitin 2010, dhe për këtë secili do të kalojnë nga pesë deri në nëntë vjet në burg.
"The San Francisko Chronicle" raporton se personat në fjalë janë pajtuar të deklarohen fajtor për përdorim të armëve në lidhje me vrasjen e Mechthild Schroer, 50 vjecare.
E ndjera ishte drejtore e një shkolle fillore në Hannover të Gjermanisë.
Gazeta shkruan se prokurori i përgjitshëm i San Franciskos është pajtuar që të heq dorë nga akuza për vrasje.
Schroer dhe bashkëshorti i saj janë zënë aksidentalisht në mes të një përleshje të armatosur që bëhej në mes të dy bandave rivale më 8 gusht, 2010.
Schroer është vrarë, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.