VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZHDUKET ARTISTI UKRAINAS PASI U TALL ME SEPARATISTËT

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
ZHDUKET ARTISTI UKRAINAS PASI U TALL ME SEPARATISTËT

E Djelë, 08.17.2014, 12:27pm (GMT+1)



Disa punime artistike të realizuara në rrugë, ku tallen me separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore ka bërë që autori i tyre të ketë probleme me kryengritësit e përkrahur nga Rusia.

Artisti nga Donjecku, Serhiy Zakharov, konsiderohet i zhdukur për më shumë se një javë pasi ka realizuar punimet artistike në rrugët e qytetit të tij të lindjes, ku shihen fotografi tallëse për liderët e rebelëve.

Ai besohet se po mbahet nga kryengritësit në bodrumin e ndërtesës së ish-Shërbimit ushtarak të Ukrainës, në Donjeck, ku është edhe një nga bazat e separatistëve.

Sipas informacioneve që janë siguruar nga miqtë dhe të afërmit e tij, rebelët po "e hetojnë" atë, duke nxitur kështu shqetësimin për jetën e tij.

"Është tërësisht e paqartë për çfarë akuzohet ai", thotë miku i tij, Serhiy Marzukeviç, një shkrimtar ukrainas, i cili e ka ndihmuar atë që të përhap punimet në internet.

"E gjithë ajo që ai e ka bërë është prezantimi i punës në qendër të qytetit të Donjeckut, diçka që më së shumti mund të konsiderohet kundërvajtje administrative. Nuk ka kurrfarë baze që ai de facto të mbahet në burg", shton Marzukeviç.

Vëllai i Zakharovit, Andriy, thotë se artisti është kidnapuar nga një grup i njerëzve të armatosur gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, më 6 gusht. Fqinjët i kanë përshkruar kidnapuesit si persona me uniforma që kishin mbishkrimet e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donjeckut.

Kompjuteri dhe punimet e tij artistike janë konfiskuar gjatë bastisjes.

Instalacionet e Zakharovit, figura të vizatuara në një copë druri, fillimisht janë paraqitur në rrugët e Donjeckut, më 11 korrik.

Një nga to e prezantonte Sharikovin, heroin qesharak të novelës së famshme të Mikhail Bulgakovit, "Zemra e Qenit", derisa kishte veshur uniformën e Republikës së vetëshpallur nga rebelët pro-rusë të Donjeckut.

Instalacionet e tjera mbanin figura të luftëtarëve të tjerë separatistë me maska të frikshme.

Më pas ai e ka paraqitur karikaturën e komandantit separatist, Arsen Pavov, i njohur si "Motorola", përballë zyrës së regjistrimit të Donjeckut, ku ai është martuar para disa ditësh.

Pavlov është portretizuar si djalli me brirë i rrethuar nga nusja e tij e cila dukej si "˜zombi'.

 "Këto instalacione janë forma e tij e protestës", thotë Marzurkeviç duke shtuar se:  "Shumë njerëz në qytet kanë ndjenja të njëjta, por jo të gjithë flasin. Me instalacionet e tij, ai është munduar që të shfaqë se këto ndjenja ekzistojnë".

Ndoshta instalacioni më i njohur i Zakharovit e ka pasur si cak ish- "ministrin e mbrojtjes" së Republikës Popullore të Donjeckut, Igor Gzirkin, i njohur si Strelkov.

Fotografia, që e shfaqte Strelkovin ishte ku ai e mbante një pistoletë në kokën e tij me mbishkrimin "thjesht, bëje".

Ky vizatim u bë hit në internet.

Megjithëse Zakharov ka punuar i vetëm, ai e ka shpallur vetën si pjesëtar i grupit artistik, "Murzilki".

Ai fillimisht e quante veten "Muzilka", por Marzukevyç i kishte sugjeruar atij që për grupin të përdor një term në shumës, për të krijuar përshtypjen se më shumë persona gjenden prapa instalacioneve.

Tash, Marzurkeviç do të donte që kurrë të mos ja jepte atë këshillë.

"Këta persona tani po mundohen që të zbulojnë prej tij se kush janë pjesëtarët e tjerë të grupit. Ata nuk mund ta marrin me mend se një person i vetëm mund të bëjë atë që ai e ka bërë, në bazë të vullnetit personal. Ata besojnë se ai po punon në bazë të urdhrave të një shtabi të përgjithshëm", shprehet Marzurkeviç.





www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MADONNA FESTON DITËLINDJEN ME DJALIN E SAJ TË ADOPTUAR (08.17.2014)
SHBA - DËNOHEN VRASËSIT E TURISTES GJERMANE (08.17.2014)
GUVERNATORI I TEKSASIT PADITET PËR ABUZIM PUSHTETI (08.17.2014)
OKB, E FEJUARA E AKTORIT CLOONEY - ANËTARE E KOMISIONIT PËR GAZË (08.11.2014)
ERDOGAN - FITUES I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË TURQI (08.11.2014)
9 GUSHTI - 40 VJETORI I UOTERGEJTIT (08.09.2014)
SISTANI BËN PRESION MALIKIT PËR DORËHEQJE (08.08.2014)
SNOWDENIT TRI VJET LEJEQËNDRIMI NË RUSI (08.08.2014)
BOWE BERGDAHL MERRET NË PYETJE NGA HETUESIT AMERIKANË (08.07.2014)
RUSIA E LARGON BASHKËSHORTEN AMERIKANE TË AKTIVISTIT OPOZITAR (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]