E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MOS HARRONI, JEMI EDHE NE!
Nga RESHAT KRIPA

E Martë, 12.09.2014, 09:17am (GMT+1)



    Ndoqëm me vëmendje kremtimet me rastin e ditës së rinisë, 8 dhjetorit 1990, nga të dy anët e politikës shqiptare... Secila anë përpiqej t'ia  ngarkonte vetes së saj meritat e kësaj dite të shënuar. Për sa i përket krahut të majtë unë sot nuk dua të merrem, pasi ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë karshi kësaj force politike. E kemi të qartë pasi shohim se çdo ditë kjo forcë përpiqet të ringjallë figurat e kompromentuara të regjimit totalitar komunist. Nuk janë të rastit  të ashtuquajturat kremtime të "70 vjetorit të çlirimit" me shallet e kuq të komunizmit në qafë të udhëheqësve të kësaj force. Nuk janë të rastit shfaqja e portreteve të diktatorit përkrah figurave udhëheqëse të kësaj force. Nuk janë të rastit dekorimet e figurave të tilla kriminale si Fiçor Shehu dhe tani së fundi Vito Kapo nga organizma apo individë të kësaj force. Ato tregojnë më së miri se çfarë përfaqëson në të vërtetë kjo forcë e errët politike që, për fat të keq, ndodhet në krye të shtetit shqiptar.

Shkrimi im ka si qëllim kremtimin e kësaj dite përkujtimore nga forcat e djathta shqiptare. Ndoqëm me vëmendje ceremoninë e zhvilluar nga kjo forcë politike në qytetin e studentëve. Mendonim se në këtë ceremoni duhej të ishin edhe përfaqësuesit e shtresës së të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, gjë që nuk ndodhi. Asnjë ftesë për Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë që përfaqëson pjesën dërmuese të kësaj shtrese, me degë në të gjitha rrethet e vendit, ku dega e Tiranës, që unë përfaqësoj, ka mbi 9000 anëtarë, një shoqatë që është e vetmja përfaqësuese e vendit në Shoqatën Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit në Europën Lindore me qendër në Berlin. Përse? Harresë apo mosdashje? Le të përgjigjen, po mundën, kush ta ndiejë.

    Edhe diçka tjetër, madje kjo është edhe më e rëndësishmja. Në të gjitha fjalimet e mbajtura në këtë ceremoni nuk dëgjuam gjë tjetër veçse elozhet e ngritura në drejtim të kësaj dite. Të kuptohemi. Nuk duam të errësojmë rëndësinë e kësaj ngjarje që ka hyrë në historinë e vendit tonë. Por, si nuk u kujtua ndonjeri nga ligjëruesit të përmendte edhe rezistencën 46 vjeçare që është zhvilluar në vendin tonë? Mos vallë nuk paska patur asnjë rezistencë? Mos vallë përmbysjen e sistemit totalitar e sollën vetëm ato katër ditë të revoltës studentore të vitit 1990. Një interpretim në këtë mënyrë i historisë shqiptare më duket i ngjashëm me atë që kemi dëgjuar për vite të tëra gjatë periudhës obskurantiste komuniste. Kemi parë edhe atëherë fshirjen e figurave qëndrore të historisë shqiptare dhe zëvendësimin e tyre me figura të reja sipas oreksit të sundimtarëve. Edhe sot po shohim të ngrihen në qiell figurat e reja, të pasviteve 90-të  dhe të lihen në heshtje ato të rezistencës së vërtetët. A duhet vazhduar kështu?

    Po e konkretizoj me shembuj konkret. Si nuk u tha gjysëm fjale për Patër Anton Harapin që në gjyqin special të komunizmit, në vitin 1945,  do të deklaronte:

    "Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër desha të komprometohem".

    Ja pra ky ishte ai që etiketa shqiptare i ka vendosur epitetin "kolaboracionist".

    Si u harrua grupi i deputetëve që guxuan të ngrihenm kundër pushtetit totalitar. Dëgjoni se ç'farë shkruhet në internet për këtë grup:

    "Pas shumë orë diskutimesh dhe sugjerimesh, në fund ka folur dhe njeriu me më shumë ndikim i grupit, Shefqet Beja, i cili, si edhe parafolësit e tij, është shprehur: "Zgjerimin e veprimtarisë së çetave dhe udhëzimet që morëm nga anglo-amerikanët për një zbarkim, me të shkuar nëpër qarqe do t'ua thoni shokëve dhe të fillojë një propagandë e gjerë, duke filluar me parrulla të ndryshme". Pas tij ka ndërhyrë deputeti Selaudin Toto, i cili duket se ka pasur një besim të padiskutueshëm te aleatët e tyre antikomunistë të Perëndimit, pasi është shprehur: "Duhet të kemi besim në premtimet që na kanë dhënë anglo-amerikanët, sepse patjetër së shpejti do të kemi një zbarkim dhe do të ndryshojë situata këtu".

    Ja dhe dialogu me prokurorin:

Prokurori: - Çfarë pushteti predikonit ju?
Shefqet Beja: - Ne donim një pushtet me parimet demokratike të Perëndimit.
   
 A e dëgjoni? Qysh në vitet e para kishte zëra që kërkonin dhe u sakrifikuan për një demokraci perëndimore që mundi të arrihet vetëm ne ditët tona.

 Si mundet të harrohet grupi i ashtuquajtur i bombës në Ambasadën Sovjetike, një masakër e pa shembullt me 22 viktima të pafajshme, ku krimineli Mehmet Shehu do të deklaronte në mbledhjen e Byrosë Politike:
    
 Duke marrë parasysh se ky nuk është një aksion i thjeshtë, po një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne, është e nevojshme politikisht që ne të marrim masa represive të jashtëzakonshme pa marrë parasysh ligjet në fuqi. Një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba dhe kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Unë mendoj se kjo masë që do të marrim duhet të jetë në një shkallë të tillë, te elementi që përpunohet, elementi reaksionar i tipit Kasaruho etj, sonte ti arrestojmë. Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta nga këta të cilët nja 10 ose 15 prej tyre ti pushkatojmë duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët mbasi kanë dashur të organizojnë atentate të tjera. Kjo masë do të proçedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana, të familjeve reaksionare brenda një muaji.

    Si nuk foli asnjeri për revoltën e paharruar të Spaçit ku u sakrifikuan katër martirë dhe u ridënuan shumë të tjere, revoltën që nisi më 21 maj 1973 si një kundërshtim i thjeshtë i rregullave, dhe kjo ishte vetëm një shkas për kundërshtim të thellë e kuptimplotë të regjimit nga kundërshtarët e tij me parrullat "Ja vdekje ja liri!", "Rroftë Shqipëria e lirë!", "Ju jeni katila!", "Populli është me ne!", "Rroftë Europa e lirë!", që vazhduan për mbi 3 ditë në taracën e burgut nga 100 të burgosur, që u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët. Revolta e Spaçit i tregoi Shqipërisë dhe botës së rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi të mbijetonte, megjithë dhunën dhe presionin e diktaturës. Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, me zhgabën dykrenore të vizatuar nga i paharruari Mersin Vlashi, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak; Me dhjetra u gjymtuan. Oraganizatorët u izoluan forcërisht dhe u ridënuan rreptë. Katër syresh Hajri Pasha, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Pal Zefi u pushkatuan me vendim të rrufeshëm. Plotë 18 të tjerë, Bedri Çoku, Luan Koka, Luan Burimi, Kostandin Papaj, Sali Çuni, Shefqet Gjana, Hulusi Pashollari, Fatmir Llagami, Nuri Stepa, Bashkim Fishta, Agron Xhelili, Njazi Bylykbashi, Sherif Allamani, Mirash Gjoka, Refik Beqo, Gëzim Çela, Rexhep Lazri e Bebi Konomi, u ridënuan me masa ekstreme.

    Si nuk u kujtua asnjë të fliste për revoltën e Qafës së Barit,  ku  u  pushkatuan  dy  martirë Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, ku u masakrua deri në vdekje Sandër Sokoli dhe u ridënuan Sokol Progri, Lush Bushgjoka, Haxhi Baçinovski, Vllasi Koçiu, Kostandin Gjordeni, Barjam Vuthi, Martin Leka, Lazër Shkëmbi, Hysen Tabaku dhe Ndue Pisha.

    Përmenda vetëm këto raste të reszistencës antikomuniste por ato janë të shumta. Duhen faqe dhe faqe të tëra për t'i përshkruar. Unë mora ato më sinjifikativet. Është pikërisht kjo rezistencë e pakrahasuesjhme së bashku me revoltën e fundit të studentëve që solli përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Ndaj mos i ndani. Mos bini pre e grackës së mentalitetit komunist që gjysmën e shqiptarve i deklaronte "bashkëpuntorë dhe kolaboracionistë" dhe gjysmën tjetër patriot dhe revolucionarë. Mos harroni se ishin pikërisht ata që kishin si parullë kryesore "Për Liri, Për Shqipëri, Për Flamurin Kuq e Zi" nismëtarët e luftës për përmbysjen e sistemit komunist. Secili ka pjesën e tij në këtë luftë.

    Ndaj ju themi:
-    Jemi  edhe ne që sakrifikuam jetët tona, ndaj  duam  të përfaqësohemi në çdo aktivitet që një e djathtë e vërtetë zhvillon në vendin tonë. Ne do të na keni përkrah për çdo aktivitet në mbrojtje të një shteti ligjor, të së drejtës së mendimit të lirë, të një demokracie të vërtetë, pasi për atë jemi sakrifikuar. Por nuk duam të jemi një fasadë për vota në raste zgjedhjesh. Duam të jemi një faktor vendimtar, të barabartë midis të barabartëve.

Këtë mos e harroni

                             Kryetar i Shoqatës Antikomuniste
                        të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBYLLJA E 'SOUTH STREAM' RRIT ROLIN E SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (12.08.2014)
KRYEMINISTRI RAMA DUHET PËRSHËNDETUR DHE DUHET PËRKRAHUR FUQIMISHT PËR HIMARËNNga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.07.2014)
HISTORIA E GIORGIO AMBROSOLIT TË KUJTON SKANADALET BANKARE NË SHQIPËRINga ELIDA BUÇPAPAJ (12.06.2014)
NJË SHQIPTARO-AMERIKAN PËR GUVERNATOR TË BANKËS SË SHQIPËRISË?Nga FRANK SHKRELI (12.05.2014)
HUMB RUSIA, HUMB SERBIA!Nga FRANK SHKRELI (12.03.2014)
DËSHMI TË KRIMEVE KOMUNISTENëpër faqet e librit “Rikthimi i dhimbjes”Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.02.2014)
7 PRILL 1939 - 29 NËNTOR 1944, ÇFARË IU NDODHI SHQIPTARËVE MIDIS DY TË PREMTEVET'i çlirojmë shqiptarët nga festa e çlirimitNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.01.2014)
IBRAHIM RUGOVA - NJERIU QË BËRI MIQ PËR KOMBIN SHQIPTARMe rastin e 70-vjetorit të lindjesNga FRANK SHKRELI (11.30.2014)
Barometri diplomatikPO, FESTË MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE, POR JO EDHE GJITHËSHTETËRORE DERISA TË RIBASHKOHET SHQIPËRIA ETNIKENga Prof. dr. MEHDI HYSENI (11.30.2014)
JO 29 NËNTORIT!Ky opinion është shkruar dhe botuar një vit më parëNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]