E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NEOKOZMALLINJTË E AMERIKËS JANË NË NJË LINJË ME DULEN DHE JANULLATOSIN
Nga ARTUR VREKAJ

E Martë, 12.09.2014, 07:23pm (GMT+1)


Keqardhje për pafytyrësinë e deputetit Grek Dule, keqardhje edhe për këdo deputet Shqiptar që ka ndihmuar deri sot korin Grek për Helenizimin e Shqipërisë së Jugut. Himara është keqpërdorur politikisht dhe diplomatikisht nga deputetët Grekë të Shqipërisë, konsujt Grekë në Shqipëri, diplomatët Grekë të Athinës që hyjnë e dalin në Himarë për dy dekada sikur është han,  nga organizata Greke në Amerikë, nga Omonia, nga Kisha Autoqefale Shqiptare e Janullatos dhe së fundi edhe nga shoqëria e Grekëve Himarjotë të Amerikës për të frymëzuar lloj-lloj dëshirash Helenistike në vetë Himarën apo edhe në tërësi në Shqipërinë e Jugut.

Tradhëtia e Tiranës zyrtare ka dalë sheshit. Po sheshit kanë dalë edhe Dule, Bollano e Gage bashkë me Janullatos. Nuk kanë si të fshihen. Po i trëmb hapërimi kombëtar Shqiptar edhe në Ballkan. Le më reaksioni kombëtar Shqiptar për varrezat Greke në Shqipëri, që janë edhe vepra më skandaloze e këtij kori Grek me bashkëpunim Greko-Shqiptar, me shtetet e Tiranës dhe Athinës, si dhe me vënien nën kontroll të Kishës Autoqefale Shqiptare nga Kisha Greke. Sa do vazhdojë ky kor ? Nuk e dimë. Një gjë dimë, që Janullatos nuk rinohet, por po plaket dita-ditës edhe pse gëzohet se Dule po punon shumë mirë e ka një lidhje të mrekullueshme me të gjithë faktorin shtetar të Athinës e atë lobist Grek të Amerikës. Po së fundi në skenë janë ngjitur neoKozmallinjtë e Himarës në Amerikë.

Himarrioton Society of America është një organizatë joqeveritare në SHBA që përveç synimeve të tjera në kushtetutën e saj tingëllon e fortë edhe kauza Helenistike e Kozma Etolit. Ja çfarë thotë tekstualisht në pikën e tretë  në faqen e  saj online : "To advance by any legal, peaceful and democratic means the preservation of the unique status of Himarra as a bastion of Hellenism and Orthodoxy which has survived throughout the centuries."," Të përparojmë me çdo kuptim legal, paqësor dhe demokratik ruatjen e statusit unik të Himarës si bastion i Helenizmit dhe Ortodoksisë e cila ka shpëtuar përmes shekujve." Pra, me këtë nënvizim të plotë këta janë në të vërtetë neoKozmallinjtë e Himarës, që e vazhdojnë punën edhe në Amerikë.

Historikisht ka patur një luftë të fortë diplomatike në Massachusetts, SHBA midis organizimeve Shqiptare dhe asaj PanEpirote për disa dekada për të ndaluar copëtimine  Shqipërisë së Jugut, por edhe për të mbrojtur ndërkombëtarisht Çështjen Çame.

Tre diplomatë Shqiptarë: Fan Noli përfaqësues i Federatës PanShqiptare VATRA, Kostandin Çekrezi i SHQIPËRIA E LIRË dhe Kristo Dako ishin të shkruar në listën e organizatës Pan Vorio-Epiriote me qëndër në Worcester, Massachusetts.

Masakrat Greke me legjionarët fetarë Grekë të batalionit të shenjtë të Kretës të kryera në Shqipërinë e Jugut dhe Çamëri nuk janë harruar, përkundrazi janë ende të freskëta. Europa nuk i ka dënuar as edhe i ka hedhur në librin e masakrave njerëzore. Dëshmi për këto genocide Greke mblodhën edhe diplomatët Europianë dhe Amerikanë.

Shoqëria e Grekëve të Himarës ka filluar një veprimtari të dëndur lobiste sa në Tiranë dhe në Washington dhe ka për drejtues një prift. Këta prapë me shërbyes fetarë e kanë lidhur fillin e Helenizimit të Himarës dhe e kanë bërë nyje me Janullatosin.

Ajo çfarë bie në sy dhe që duket si absurde është, se kjo shoqëri edhe pse e regjistruar në SHBA ka tre flamuj , Anglez, Shqiptar dhe Grek. Pra, nuk e ka flamurin Amerikan në faqen e saj online. http://himarriotonsociety.org/content/about-us/hsa-constitution.
Kjo është paraparë nga ata. Por këta kujtojnë me këtë logo flamujsh se SHBA është akoma koloni e Britanisë së Madhe ...?

Qëllimi kushtetues i neoKozmallinjve të Amerikës për ta mbajtur Himarën si bastion të Helenizmit dhe Ortodoksisë është vazhdim i veprës së Kozma Etolit që mbolli farën e Helenizmit atje ku nuk ishte edhe ndër dhjetëra fshatra Shqiptarë të disa sanxhaqeve Shqiptare që ishin nën Turqi, në Shqipërinë e Jugut, që sot është nën administrimin e shtetit Grek me dhunë e spastrim etnik nën hundën e fuqive Europiane më 1913 kur përfundimisht e tërë Çamëria dhe shumë zona Juglindore mbetën jashtë kufirit të Shqipërisë amë.

Ajo që i ngroh këta Grekë të Himarës në SHBA është edhe posti i Dules si nënkryetar i Kuvëndit dhe vetë dora e zezë e Kolonel Janullatos.

Prandaj Dule e ngre zërin në Kuvënd të Greqizojë Himarën. Prandaj, Dule e ka më të lehtë të qajë në Këlcyrë për pushtuesit Grekë që i quan heronj ?! në Këlcyrë, që janë varrosur edhe me dorën e zezë të Çamit Karolos Papulias, President i Greqisë.

Në këtë linjë Helenizmi është edhe Gage për Shqipërinë e Jugut, edhe Agimi i Artë, edhe kushdo që shitet nga deputetët Shqiptarë për dhjetëra mijëra Euro.

Himara është bastioni i trimërisë Kaoniane, Dardane. Është kjo Himarë që ka lidhur trimërisht Morenë që luftoi Turkun me vendosmëri dhe i dha yjet Shqiptarë Kryengritjes për Çlirim në More e Ishujt e Mesdheut, kokat e shtetit modern Grek dhe në Kryengritjen e bashkimit të Italisë në Kalabri.

Himara është Pellazge - Ilire - Shqiptare, sikurse është me rrënjë Pellazge- Ilire- Shqiptare tërë Çamëria, pa përmëndur këtu dhe tërë ato fshatra Arvanite në More dhe Atikë apo edhe në Greqinë e Veriut, që fatkeqësisht u fshinë edhe para syve të BE-së, kur Greqia raportonte se kishte ndaluar më 1987 treqind komunitete Shqiptare.

Ka perënduar koha e nëpërkëmbjes së trojeve Shqiptare në Ballkan. Unë ju them këtyre zotërinjve Grekë të shoqërisë së Himarës, se ne duam qytetari të vërtetë të kujtdo qytetari që banon në Shqipërinë e sotme, dhe në Çamërinë e sotme, por jo kështu nën rrogoz me vepra Greke në Shqipërinë e Jugut e aq më shumë në Himarë. Ka ardhur fundi i ëndrrës Helenistike në Shqipërinë e Jugut. Duhet ta kuptoni. Se rroni në Amerikë. Dule, po e di. Po i duhet karrikja dhe paratë tuaja. Shumë-shumë mbase po qani edhe largimin e vepraxhiut Janullatos që do të ikë në Greqi... se e ka përlyer Kishën Ortodokse duke  e vënë në shërbim të Ministrit Venizellos.

Ne e  njohim korin Grek më mirë tashmë, edhe nga modeli i kishave allaGreke në Shqipëri, edhe nga përzierja e eshtrave të Shqiptarëve me Greke, edhe nga përdhosja e varreve Shqiptare në Boboshticë, edhe nga ngritja me lavdi e flamujve të Agimit të Artë, edhe nga hyrja nga Kakavija të gjithë misionarëve të Helenizmit për tu ulur në radhëme Janullatos, edhe nga autobusat që sponsorizoni për zgjedhje në Himarë bashkë me deputetët Grekë.

Himara është kështjellë e pamposhtur Shqiptare me gjak Labërie! Ju e dini mirë këtë. Edhe ne e dimë që ju e lakmoni, por  Shqipëria nuk është më nën Turqi e ta ringjallni Kozmanë.

Që të rroni të qetë, ajo që quhet Himarë, është puro Shqiptare. Ikni dhe njëherë në Himarë e do gjeni gjurmë të misionarëve të papës së Vatikanit dhe të luftëtarëve të Skënderbeut. Pastaj, mbajeni për dekor edhe këtë Kushtetutë antishqiptare.

Nën veladonët tuaj të zez ka më shumë fantazma që nuk i beson më njeri. Edhe Dulen e kini vënë në pozitë megjithë pozitën që i kanë dhënë sahanlëpirësit e Athinës në Tiranë.

Kështu, po e bëni pis Biblën më shumë. Kuptojeni, edhe Greqisht që jeni akoma me Kozma Etolin e jo me kohën e paqshme ndërqytetare në Shqipëri, që duam të mbajmë, si këtu në Amerikë.

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOS HARRONI, JEMI EDHE NE!Nga RESHAT KRIPA (12.09.2014)
MBYLLJA E 'SOUTH STREAM' RRIT ROLIN E SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (12.08.2014)
KRYEMINISTRI RAMA DUHET PËRSHËNDETUR DHE DUHET PËRKRAHUR FUQIMISHT PËR HIMARËNNga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.07.2014)
HISTORIA E GIORGIO AMBROSOLIT TË KUJTON SKANADALET BANKARE NË SHQIPËRINga ELIDA BUÇPAPAJ (12.06.2014)
NJË SHQIPTARO-AMERIKAN PËR GUVERNATOR TË BANKËS SË SHQIPËRISË?Nga FRANK SHKRELI (12.05.2014)
HUMB RUSIA, HUMB SERBIA!Nga FRANK SHKRELI (12.03.2014)
DËSHMI TË KRIMEVE KOMUNISTENëpër faqet e librit “Rikthimi i dhimbjes”Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.02.2014)
7 PRILL 1939 - 29 NËNTOR 1944, ÇFARË IU NDODHI SHQIPTARËVE MIDIS DY TË PREMTEVET'i çlirojmë shqiptarët nga festa e çlirimitNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.01.2014)
IBRAHIM RUGOVA - NJERIU QË BËRI MIQ PËR KOMBIN SHQIPTARMe rastin e 70-vjetorit të lindjesNga FRANK SHKRELI (11.30.2014)
Barometri diplomatikPO, FESTË MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE, POR JO EDHE GJITHËSHTETËRORE DERISA TË RIBASHKOHET SHQIPËRIA ETNIKENga Prof. dr. MEHDI HYSENI (11.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]