ISH MARINSI AMERIKAN FUTET NË GREVË URIE NË IRAN
E Mërkurë, 12.17.2014, 11:58am (GMT+1)
Amir Hekmati
Familja e një ish-marinsi amerikan, i burgosur në Iran, ka njoftuar se ai do të futet në grevë urie.
Sarah Hekmati i ka thënë agjencisë The Associated Press se vëllai i saj, Amir, e ka njoftuar familjen përmes telefonit në lidhje me grevën.
Hekmati, me shtetësi edhe amerikane, edhe iraniane, është arrestuar në vitin 2011 dhe është dënuar me dhjetë vjet burgim për bashkëpunim me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Ai thotë se është i pafajshëm.
Sarah po ashtu ka thënë se vëllai i saj i ka diktuar një letër, që i kërkon presidentit të SHBA-së, Barack Obama, të mos e harrojë.
Qeveria e SHBA-së i ka kërkuar Iranit që të lirojë Hekmatin, familja e të cilit jeton në Miçigan. rel