VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE

E Mërkurë, 12.17.2014, 03:43pm (GMT+1)



TIRANË -Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka deklaruar sot se SHBA-të shpresojnë të shohin më shumë bashkëpunim midis hetuesve, prokurorëve dhe sistemit gjyqësor shqiptar për të rritur numrin e ndjekjeve penale dhe dënimeve për autorët e trafikimit të njerëzve, duke ftuar kësisoj qeverinë shqiptare të kontribuojë më shumë në këtë drejtim, pasi mbështetja e SHBA-ve nuk do të mungojë.

"Ne shpresojmë që të shohim më shumë bashkëpunim midis hetuesve, prokurorëve dhe sistemit gjyqësor për të rritur numrin e ndjekjeve penale dhe dënimeve për autorët e trafikimit. Ne shpresojmë të shohim një numër më të madh viktimash të identifikuara dhe të ndihmuara,- ka deklaruar ai. Ne do të donim të shihnim rritje në fondet ndaj organizatave joqeveritare që strehojnë dhe ofrojnë shërbime e ndihmë për viktimat... Në fund të ditës, kjo është një luftë për të mbrojtur dinjitetin thelbësor njerëzor. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të mbështesim qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile për të bërë pikërisht këtë gjë."

Deklarata e ambasadorit u bë në Konferencën për Prezantimin e Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2014 2017, ku ai ishte i ftuar. Në konferencë merrnin pjesë edhe z.Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, znj. Elona Gjebrea, Zv.ministrja e Brendshme dhe Koordinatorja Kombëtare për Anti-Trafikimin, Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, z.Nicholas Cannon-Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, znj.Zineb Touimi Benjelloun Koordinatore e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të ministrive të ndryshme, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik.

 

TAHIRI: SKLLAVERINE MODERNE TA LUFTOJME TE GJITHE BASHKE

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në fjalën e tij deklaroi se lufta ndaj trafikimit të njerëzve është prioritet i qeverisë. Nga konferenca "Strategjia e Luftës kundër Trafikimit të Personave", që u mbajt sot në Tiranë, Ministri i Brendshëm tha se "skllavërinë moderne duhet ta luftojmë të gjithë bashkë".

"Viktimat e shfrytëzimit seksual, problem serioz. Duhet të dallojmë punën reale të institucioneve tona. Bashkëpunimi është i nevojshëm për dimensionin real të fenomenit. Janë shtuar kërkesat për azil por është ulur pranimi i tyre. Janë shtuar kërkesat e falsifikuara për azil", tha Tahiri.

Ai theksoi se duhen zgjidhur fillimisht problemet ekonomike për uljen e kërkesave për azil dhe për minimizimin e trafikut të qenieve njerëzore.
"Të zgjidhen problemet, që në thelb janë ekonomike. Është vepër penale të lësh fëmijët në BE dhe të sigurosh azil nëpërmjet fëmijëve. Shkaqet e vërteta të trafikut janë familjare e institucionale. Kemi shumë rrugë për t'iu dhënë zgjidhje shkaqeve", tha ministri Tahiri.

RAUNIG: PËRGJEGJËSI E INSTITUCIONEVE TË KRIJOJNË NJË MJEDIS KU TË MOS EKZISTOJË TRAFIKIMI

Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig tha se strategjia përmban objektiva të rëndësishme dhe veprime që qartazi tregojnë se ka akoma shumë për të bërë për të ndërtuar një urë lidhëse midis retorikës dhe veprimit.

"Strategjia me të drejtë trajton shtyllat kryesore të luftës kundër këtij fenomeni kompleks: parandalimin, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të trafikantëve. Masat "e çastit' që i bëjnë një interpretim të cekët problemit, thjesht thellojnë shkeljen e mëtejshme të të drejtave të personave të trafikuar. Trafikimi përfshin mashtrimin, keqtrajtimin dhe shfrytëzimin afatgjatë të një personi, të mitur apo të rritur. Kjo mund të jetë e vështirë për t'u dalluar", tha Raunig.

Ai theksoi se është përgjegjësi e institucioneve që t'i trajtojnë çështjet strukturore siç është vulnerabiliteti ndaj shfrytëzimit dhe të krijojnë një mjedis ku trafikimi nuk mund të ekzistojë. Sipas Raunig kjo gjw kërkon përpjekje të koordinuara.

Raunig tha më tej se, Prezenca e OSBE-së ka zgjedhur luftën kundër trafikimit të fëmijëve si një prej aktiviteteve kryesore të vitit 2014. "Qëllimi ynë ishte të theksonim jo vetëm detyrimin ligjor, por dhe përgjegjësinë morale që kemi të gjithë ne për të mbrojtur pa dallim çdo fëmijë që mund të shfrytëzohet ose është i shfrytëzuar", tha ai.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË DO ZONJA BUÇPAPAJ KËTU – M’U HAKËRRUA ARBEN IMAMI NË MES TË PARLAMENTIT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2014)
NDËRROI JETË SHKRIMTARJA ROZI THEOHARINga FRANK SHKRELI (12.14.2014)
MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER - AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.13.2014)
STOP KORRUPSIONIT!Nga FRANK SHKRELI (12.11.2014)
TË DREJTAT E NJERIUT, 365 DITË NË VITNga FRANK SHKRELI (12.09.2014)
NEOKOZMALLINJTË E AMERIKËS JANË NË NJË LINJË ME DULEN DHE JANULLATOSINNga ARTUR VREKAJ (12.09.2014)
MOS HARRONI, JEMI EDHE NE!Nga RESHAT KRIPA (12.09.2014)
MBYLLJA E 'SOUTH STREAM' RRIT ROLIN E SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (12.08.2014)
KRYEMINISTRI RAMA DUHET PËRSHËNDETUR DHE DUHET PËRKRAHUR FUQIMISHT PËR HIMARËNNga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.07.2014)
HISTORIA E GIORGIO AMBROSOLIT TË KUJTON SKANADALET BANKARE NË SHQIPËRINga ELIDA BUÇPAPAJ (12.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]