The City Mayors Foundation - SHPEND AHMETI, KRYEBASHKIAKU I MUAJIT JANAR
E Shtunë, 01.03.2015, 10:21am (GMT+1)
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shpallur Kryebashkiaku i muajit janar nga fondacioni ndërkombëtar "The City Mayors Foundation".
Ky fondacion përmend heqjen e rrethojave të institucioneve publike, rrënimin e objekteve pa leje dhe përforcimin e praktikave të prokurimit si disa nga arsyet për dhënien e këtij çmimi te Ahmeti.
"Vendimi modest që Ahmeti e mori për heqjen e rrethojave afër objekteve publike nëpër Prishtinë për të liruar hapësirën për kalimtarët ishte një punë që i ndihmoi qytetit", thuhet në komunikatën e fondacionit.
"Administrata e tij gjithashtu është duke vendosur shtylla dhe pemë nëpër trotuare për të parandaluar parkimin e veturave ishte një tjetër ndryshim i vogël që bëri dallim të madh në lehtësimin e jetës së qytetarëve".
"Me fjalë tjera, kryetari Ahmeti është duke punuar shumë për të ardhmen e Prishtinës. Ai e kupton që banorët e kryeqytetit presin shumë nga administrata në vitin e tij të dytë në zyrën e kryetarit të Prishtinës. Banorët duan ndryshime të dukshme dhe të efektshme".kd
www.voal-online.ch
|