BALLKANI PERËNDIMOR HYN NË VITIN 2015 ME 2,3 MILIONË TË PAPUNË Kosova prin me shifrën zyrtare të papunësisë në masën 35,1 për qind
E Djelë, 01.04.2015, 09:15am (GMT+1)
Viti 2015 e gjen rajonin e Ballkanit Perëndimor me 2 324 427 të papunë, të regjistruar në entet shtetërore të të papunëve.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Kosovë numri i të papunëve është 268 000. Kosova kështu vitin 2014 e përfundoi me shkallën e papunësisë prej 35,1 për qind.
Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Punësim (ZZZCG), janë të regjistruar 3 414 të papunë, ndërkohë që shkalla e papunësisë është 14,93 për qind.
Në Maqedoni sipas dhënave nga tetori 2014, numri i të papunëve ishte 175 225 persona, përkatësisht 28,6 për qind.
Në Shqipëri, gjatë tremujorit të tretë të vitit, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1 043 058 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 219 585 persona. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 në Shqipëri për popullsinë e moshës 15- 64 vjeç shkalla e papunësisë ishte 17,4 për qind. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 për qind.
Në Serbi, sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Zoran Martinoviç, të regjistruar të papunë janë 741 000 persona, që do të thotë se shkalla e papunësisë në këtë vend është 17,6 për qind.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Punë dhe Punësim të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Rajiç, ka deklaruar këtë javë se në këtë vend aktualisht në nntet për punësim janë të regjistruar 547 319 persona të papunë. Pra, shkalla e papunësisë në BH është 27,5 për qind, ndërkohë që shkalla nominale e papunësisë në BH arrin deri 44 për qind.
As në Kroaci nuk është situata aspak më e mirë, ku, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, shkalla e të papunëve për nëntor arriti 19,2 për qind. Të dhënat në faqen zyrtare të internetit të Entit Kroat për Punësim (HZZ) tregojnë se janë regjistruar 314 820 persona të papunë.
www.voal-online.ch
|