ARRESTOHET NË BEOGRAD BASHKËPUNËTORI I SERBIT QË U KAP ME MBI 13 KG EKSPLOZIV NË PRISHTINË
E Djelë, 01.04.2015, 11:25am (GMT+1)
Një 42 vjeçar është arrestuar në Beograd në kuadër të hetimeve në lidhje me konfiskimin e 13 kilogramëve eksploziv në Prishtinë.
Gazeta "Blic" e Beogradit njofton se i ndaluar është Zhelko Todoroviq, në kuadër të bashkëpunimit të Serbisë në zbardhjen e këtij rasti.
Todoroviq është miku më i mirë Gavriqit, i cili u mor në pyetje nga pjesëtarë të Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë.
Todoroviq, të premten paraprakisht e ka telefonuar një diler (trafikant) të Novi Pazarit, dhe më pas edhe vëllanë e tij në Rozhajë.
Të dyve iu është thënë se Gavriq shkon në Kosovë me 13 kg eksploziv.
Raportohet se atyre gjithashtu iu është thënë se qëllimi është hedhja në erë e "Grand Hotelit" të Prishtinës.
Todoroviq, sipas këtij artikulli, të dy dilerëve gjithashtu iu ka thënë se këtë informacion ia ka konfirmuar një qytetar bullgar, i cili dyshohet se është pjesëtar i shërbimit informativ bullgar.
www.voal-online.ch
|