Janë bërë dje 70 vjet nga martesa e dy prindërve të ish-presidentit amerikan, George W. Bush. Kjo martesë është edhe më e gjata në histori e një çifti presidencial.
Në një postim në rrjetin social facebook, Bush, ka uruar prindërit e tij për këtë 70 vjetor.
Ai, këtë urim e ka bërë bashkë me një fotografi të vjetër, e cila gjendet e publikuar edhe në librin "41: Portreti i babait tim".