SERBIA I PROPOZON BRUKSELIT - STATUSI PËRFUNDIMTAR I KOSOVËS TË JETË NDËRMJET TIROLIT JUGOR DHE REPUBLIKA SRPSKA
E Mërkurë, 01.07.2015, 10:09am (GMT+1)
Deri në fund të kësaj jave kryetari Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq do të fillojnë konsultimet zyrtare rreth hartimit të propozimit të, siç thonë ata, zgjidhjes përfundimtare të statusit për Kosovën.
Plani për zgjidhjen e statusit, përcjell gazeta serbe e Beogradit Novosti, transmeton Koha.net, duhet të jetë i gatshëm para se Brukseli të theksojë marrëveshjen e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Se kur do të publikohet për opinion ajo që Beogradi zyrtar e quan platforma e re për Kosovën, sipas kësaj gazet, varet shumë nga ajo se si Brukseli e sheh dinamikën e vazhdimit të dialogut Serbi- Kosovë. Pasqyrë më e saktë do të ketë më 9 shkurt në takimin që e ka thirrur Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së, në të cilin do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të të dy vendeve Aleksandar Vuçiq e Ivica Daçiq dhe Isa Mustafa e Hashim Thaçi.
Beogradi pret që atëherë të dëgjojë kushtet konkrete për hapjen e kapitujve me BE-në si dhe cilat janë planet e BE-së lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së ardhshme të të dy palëve dhe se a do të sugjerojë që Beogradi të vërë nënshkrimin në dokumentin e përbashkët me shtetin tjetër apo me autonominë.
Sipas paralajmërimeve të mëhershme, dokumentin e ri Beogradi e Prishtina do ta nënshkruanin pasi t'i plotësojnë kushtet për parimet e normalizimit nga Marrëveshja e Brukselit.
Këshilltarja e kryetarit të Serbisë Stanislava Pak thotë se propozimi i NIkoliqit për Kosovën do të jetë specifik dhe se nuk do të jetë tekstualisht i marrë nga modele tashmë të zbatuar në botë.
Por, mundet, për shembull, të shfrytëzohen elemente të Tirolit Jugor dhe të republika Srpskas, ka thënë ajo.
Nikoliq ka thënë se në Kosovës ka situata të ndryshme dhe se zgjedha përfundimtare dueht ta marrë para sysh secilën prej tyre, edhe ato ku jeton shumica serbe dhe atje ku jeton shumica shqiptare.
www.voal-online.ch
|