Kosova Sot - GJITHNJË TË PAPREKSHËM PERSONAT E PUSHTETSHËM TË LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN
E Mërkurë, 01.07.2015, 11:11am (GMT+1)
Personat e pushtetshëm dhe të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, për momentin vijojnë të jenë të paprekshëm nga Prokuroria. Edhe në ato pak raste ku kanë nisur hetimet, siç është rasti i fabrikës "Fan" të Podujevës, organi i akuzës nuk ka mundur të nxjerrë asgjë në dritë. I gjithë ky realitet ka shërbyer për t'u dhënë vullnet politikanëve apo njerëzve të tjerë të pushtetshëm, që janë të inkriminuar që të vazhdojnë pandërprerë aktivitetin e tyre të kundërligjshëm. Këshilli Prokurorial me themelimin e koordinatorit kombëtar të Antikrimit Ekonomik, pretendoi që të vërë para ligjit pikërisht këtë kategori njerëzish, për t'u marrë atyre më pas edhe pasuritë e prodhuara nga krimi. Por, ky mekanizëm duket se nuk po gjen mbështetjen e institucioneve të tjera bashkërenduese, siç janë gjykatat...
www.voal-online.ch
|