VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ELEGJI PËR POETIN FERHAT ÇAKËRRINga QERIM SKËNDERAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
ELEGJI PËR POETIN FERHAT ÇAKËRRI
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Martë, 01.27.2015, 09:09am (GMT+1)


Si më gjete miku im i thinjur
Të më zgjoje mallin në mërgim?
Dorën qafës ma rrethove hidhur
E më ngule sytë si një vegim.

Rreze e tyre që s'njeh drojë e frikë,
Nga sytë e mi u lexua ngrohtë:
Pse ka heshtur pena jote e sqimtë,
Pse është ndalur fare këtë mot?!

Ajo penë që më pati ndezur
Me një gllënkë nga gota "pikëllim"*.
Me motivet nëpër vargje derdhur
Me "freskinë" e hijeve trishtim!

Dhe unë shpirtlotuari në vaj,
Si fëmijët në vargjet e tu,
Ula kokën dhe nisa të qaj,
Nuk guxova të shihja në sy.

Sepse lotët i kam si ushqim,
Kur më erdhe si përmbajta dot.
Hapa digën dhe i lashë në shfrim,
Ndërsa duart t'i shtrëngoja fortë.

Sytë i mbaja mbyllur gjer në dhimbje,
Me qerpikët lidhur si një varg
Nga të tutë në vallen e fëmijëve,
Se mos dilje, e më ikje larg.

Siç më ike atë ditë pranvere,
Në arkvdekjen ndërtuar me lule.
Pa mëshirë në zemër më there,
Kur nën qiparis shkove u ule.

Ajo fjalë që belba para varrit*,
Buzëdridhur si fëmijë "i fortë",
S'ishte thjeshtë zakoni i të parit,
Por një bukë gatuar me lotë.

Sa përtypa kafshatën e parë,
Loti në stërkala u shpërnda
Dhe spërkati lulet përmbi varr,
Lulishtari prej tyre u nda.

Ai që për "lule" bëri emër
Dhe ato i faleshin si babë.
Farën ua kish mbjellë mu në zemër
Me gjuhën e lulishtarit lab.

Me gjuhën që rriten vetëm "lule",
Atë gjuhë të ndjerë që shpërthen,
Si një engjëll në mërgim m'u ule,
Nëpër mjegull më zbulon, më gjen.

Dhe më fletë në gjuhën e bekuar,
Më të shtrenjtën vlerë të vendit tonë,
Pak i trembur e pak i hutuar,
Se mos poezia e harron.

Mbi fytyrë po të shihja hënën,
Dy yje të ndritur përmbi sy.
Ndërmjet tyre vizatoja nënën**,
Fqinjën tënde, derë më derë me ty.

Dhe një ngjeshje brenda gjoksit tim,
Rrotull zemrës nis e më shtrëngon,
Për të vetmen fjalë sa një vëllim,
Universin "nënë" që më mungon.

Por ti mik që zemrat fëminore
Ke lexuar për një jetë të tërë,
Zemrën time bukur e kuptove
Dhe ma fale "fajin" që kam bërë.

Një buzëqshje, lule me petale,
Siç të çelte vetëm ty në buzë,
Nga ato që çelin veç në male,
Ma dhuron dhe ikën nëpër muzg.

Kur sapo u zgjova nga kllapia,
Ëndrrën e shtrëngova fortë në gji
Dhe me penë respektet e mia,
I rreshtova në këtë elegji!...

Firenze, shkurt 2002


* "Një gotë pikëllim", vëllimi i parë poetik i autorit Qerim Skënderaj.
** Nëna e autorit të elegjisë ka vdekur 2 3 vjet përpara poetit të shquar dhe prehen në të njëjtat varreza.

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME SHITË GAZETA!-Pyetje, krejt e sinqertë …, e një simpatizanti - ( Gegaj, Tropojë, 1975)Nga ZEQIR LUSHAJ (01.25.2015)
LUTJENga SINAN KËRPAÇI (01.21.2015)
ZANGRANga JACQUES BREL (01.20.2015)
'SONTE JE BAJRAK NDËR ÇIKA…'- Një shoqes time, në natën e martesës - Bajram Curri 1976-Nga ZEQIR LUSHAJ (01.19.2015)
VERA IME(në një darkë kur unë s’isha aty)Nga EMIL ASDURIAN (01.17.2015)
KUR BIE BORA E SË DIELËSNga ARTUR VREKAJ (01.17.2015)
DRILONI I KOMANDANTITNga SINAN KËRPAÇI (01.16.2015)
TREPÇA ILIRIANENga RRUSTEM GECI (01.16.2015)
KUJDES ME FJALËNNga DRITËRO AGOLLI (01.16.2015)
NËPËR MURE LEXOJMËNga ADEM ZAPLLUZHA (01.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]