AFORIZMA NGA RITA ORA (Lindur më 26 nëntor 1990)
E Djelë, 02.01.2015, 12:37pm (GMT+1)
VOAL - Gratë dashurojnë një burrë të ndershëm.
Unë hyra në këtë industri bjonde me buzë të kuqe, dhe do të largohem nga kjo industri bjonde me buzë të kuqe. Mbajini mend fjalët e mia.
Çdo njeri ka një shenjë të tijën. Vetëm se disa ende nuk e dinë.
Unë kam pasur magjepsje të reja por kurrë dashuri.
E gjitha ç'mund të bëj është të marr ndikime nga ku unë u rrita.
Veshjet janë mrekulli. Dizajnerët kënaqen shumë duke i bërë ato, edhe ti duhet të kënaqesh duke i veshur ato.
Mua më ka pëlqyer shumë kontrasti midis fakti që jam bjonde dhe që kam sy të zes dhe jam esmere. I Më së shumti më ka trembur dështimi nga moskënaqja e publikut.
Unë gjithmonë kam pasur këndvështrimin ndryshe nga të tjerët.
Publiku nuk është budalla.
Ju mund të keni një artist të ndershëm vetëm nga një që i ka dhënë tashmë të gjitha këngët e tij.
Unë admiroj Rihanën.
Është gjithmonë bukur të përpiqesh të dalësh mirë kur fotografohesh.
Mendoj se gjithmonë jam ndjerë mirë në skenë - anipse kam emocione para se të dal para publikut. Por sapo jam në skenë, gjithçka e kam flakur nga dritarja.
Unë u zbulova si këngëtare kur isha 18 vjeçe - dhe gjithçka rrodhi shpejt.
Nuk kam ndërmend të lind fëmijë derisa të jam nja 30 vjeçe.
Shpesh më kanë marrë gabim se kam prejardhje spanjolle ose latine.
Unë jam shumë private.
Roc Nation është një ekip aq i hatashëm, i pasjoq, sidomos në industrinë muzikore. Të gjithë çiltërisht do dhe përkrah njëri tjetrin.
Kur vjen puna tek muzika, jeni vetëm ju dhe mikrofoni. Nuk jeni ju dhe aparaturat e regjistrimit.
Unë i bëra flokët e mia bjonde kur isha 14 vjeçe. Nëna ime nuk e pëlqeu fare. Por unë ndihem mirë bjonde.
Unë jam e përkushtuar ndaj famës.
Unë e di ç'do të thotë të mos kesh një sistem të familjes së madhe përkrahëse - unë isha me fat se e pata.
Nëna ime dhe babai im janë çifti më i ëmbël në botë.
Gjëja më e keqe është kur një djalë duket i ngathët. Nuk është e pëlqyeshme./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|