'THE GRAND BUDAPEST HOTEL' - FILMI MË I MIRË
E Djelë, 02.15.2015, 07:58pm (GMT+1)
Filmi i regjisorit Wes Anderson, "The Grand Budapest Hotel", një histori e pazakontë, u nderua si filmi më i mirë në ceremoninë e çmimeve të Shoqatës së Skenaristëve dje në Hollivud.
"The Grand Budapest Hotel", kandidat për 9 çmime Oscar në ceremoninë e 22 shkurtit, përfshirë për filmin më të mirë, fitoi për sknearin më të mirë ndaj një konkurrenti të fortë, filmit "Boyhood".
Graham Moore i filmit "Imitation Game" fitoi çmimin për skenarin më të mirë jo-origjinal. Filmi ka në qendër Alan Turing, një gjeni për zbërthimin e kodeve në Luftën e Dytë Botërore, por vdiq i persekutuar për homoseksualitetin e tij.
Në kategorinë e skenarit më të mirë për një dokumentar fitoi "The internet's own Boy: The story of Aaron Swartz".za
www.voal-online.ch
|