Edhe pse duket si diçka e pamundur të përllogarisësh nivelin e
inteligjencës për njerëz të cilët kanë jetuar qindra vite më parë, Libb
Thims. Një inxhinier elektrokimik bën një gjë të tillë të mundur.
Në renditjen e tij, Thims i referohet metodologjisë "Cox", që parashikon
IQ (koeficientin e inteligjencës) mbi bazën e asaj që njerëzit arrijnë
në çdo 10 vite. Mbi këtë bazë ai ka renditur njerëzit më të zgjuar që ka
njohur historia. Sigurisht që kjo listë ka subjektivitet të lartë.
Rasti William Sidis
Frymëzuesi i filmit "Good Will Hunting", ishte një fëmijë i talentuar
amerikan. Që dy vjeç Sidis lexonte gazetën "New York Times" dhe
shkruante në makinë shkrimi në anglisht dhe frëngjisht.
Ai u pranua në Harvard që 9 vjeç, por universiteti nuk e lejoi të ndiqte
leksione për shkak të "pamaturisë emocionale". Ai shkoi në Tufts,
ndërsa Harvard e pranoi kur mbushi 11 vjeç.
Gazetarët e ndiqnin kudo dhe ai u bë njeri i tërhequr nga bota duke
lëvizur nga një qytet në tjetrin me emra të ndryshëm për të mos qenë në
qendër të vëmendjes. Ai vdiq në moshën 46-vjeçare nga një goditje në
tru.