40 VJETORI I GJETJES SË SKELETIT ANTIK LUCY
E Hënë, 03.02.2015, 09:24am (GMT+1)
Ky vit shënon 40 vjetorin e gjetjes së skeletit të njeriut të hershëm të quajtur Lucy. "Australopithecus Afarensis", sikurse njihet familja e saj, është një prej gjetjeve më të famshme të shekullit të 20-të. Njeriu që gjeti Lucy-n vizitoi kohët e fundit Muzeumin e Historisë së Natyrës në Los Angeles, ku foli me korrespondenten Elizabeth Lee.
Ajo që vizitorët mund të gjejnë në një muzeum të hitorisë së natyrës mund të duket shumë larg ditëve të sotme, por njeriu që zbuloi skeletin e famshëm Lucy, Don Johanson, thotë se eshtrat antike përmbajnë një mesazh të thellë për të gjitha moshat.
"Është një origjinë e përbashkët për njerëzimin. Pavarësisht formës së syrit, ngjyrës së lëkurës, formave të flokëve dhe kulturave në të cilat jetojmë; të gjithë kemi këto gjene të përbashkëta në trupin tonë. Jemi të bashkuar nga e kaluara, nga ky fillim i përbashkët."
Kjo ide është edhe më e rëndësishme duke patur parasysh se njeriu e ka origjinën nga Afrika, gjë që, jo shumë larg, por 40 vjet më parë, nuk ishte ende e qartë.
"Gjatë pjesës dërmuese të shekullit 20, mbizontëronte pikëpamja eurocentrike se njerëzimi lindi dhe u zhvillua në Evropë. Tani kemi një konsensus thuajse të plotë mes dijetarëve se Afrika është vendi nga e ka origjinën njeriu, ashtu si pati parashikuar Darvini në vitet 1800."
Kjo deri në zbulimin e skeletit Lucy në Etiopi në vitin 1974.
Me moshë 3.2 milion vjeçare, ajo ishte paraardhësja më e vjetër e njeriut e gjetur në atë kohë. Përveç mesazhit të bashkësisë, Lucy po ashtu na çoi në një familje më të gjerë primatësh.
"Edhe pse e gjetur shumë vite më parë, Lucy mbetet shumë e rendësishme për të kuptuar fillimet tona të hershme dhe ruan një vend të rendësishëm në trungun e familjes njerëzore si një urë lidhëse mes krijesave të ngjashme me majmunin dhe krijesave të ngjashme me njeriun."
Zoti Johanson thotë se Lucy ishte e gjatë pak më shumë se një metër. Me një fytyrë të ngjashme me majmunin dhe tru të vogël. Ajo kishte krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtëra. Por ajo kishte një veti të rendësishme njerëzire, aftësitë për të ecur në këmbë.
Tek Lucy mund të shikosh copëza të njerëzimit. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se Australopithecus përdornin vegla guri. Kjo është diçka që edhe majmunët dhe shimpanzetë mund të bëjnë, por që është ende e pazakontë në botën shtazore.
www.voal-online.ch
|