VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - APARTAMENTET LUKSOZE TË MILIARDIERËVE NË NJU JORK

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
APARTAMENTET LUKSOZE TË MILIARDIERËVE NË NJU JORK

E Premte, 03.06.2015, 07:35am (GMT+1)



130 deri 150-milionë dollarë. Këto janë çmimet e fundit rekord të apartamenteve luksoze në qiellgërvishtëset e Nju Jorkut. Ndërtesat sa vjen e po bëhen më të larta, çmimet po rriten dhe reagimet sa vjen e shtohen.

Kjo ndërtesë quhet 432 Park Avenue. Është e lartë 426 metra, aktualisht më e larta ndërtesë banimi në hemisferën Perëndimore. Por ka edhe të tjera.

Janë 12 qiellgërvishtëse të reja në faza të ndryshme të ndërtimit. Ato ndodhen kryesisht në rrugën 57 të Manhatenit.

Me çdo ndërtim të ri, rritet edhe çmimi i apartamenteve. Është bërë i zakonshëm 30 deri në 40-milion dollarë për një apartament luksoz që mund të mos përdoret kurrë. Sipas gazetës New York Times, shumë prej këtyre apartamenteve janë pronë e kompanive joaktive që merren me manovra financiare. Nuk ka problem, thotë avokati Edward Mermelstein, i cili përfaqëson disa investitorë të huaj. Ai thotë se çmimet në Nju Jork janë mjaft të lira dhe klientët e tij paguajnë me para në dorë.

"Ne kemi plot blerës të huaj. Ata e shohin Nju Jorkun si një qytet më pak të shtrenjtë në krahasim me qytetet e tjera dhe me shumë vend për rritje."

Kështu mendon edhe kritiku i arkitekturës Paul Goldberger. Por ai sheh një problem te fakti që apartamentet mbahen bosh.

"Kuptohet se ata nuk paguajnë taksa pasi zyrtarisht kjo nuk është banesa e tyre kryesore. Gjithatu, në ligjet tona ka boshllëqe dhe kjo ka lejuar që të ndërtohen ndërtesa shumë, shumë të larta pa pyetur shumë për mendimin e publikut."

Kjo çështje ishte temë e një takimi të Bordit të Komunitetit lokal. Bordi po kërkon ndryshime në ligjet e ndërtimeve dhe thotë se ndërtime të tilla të larta janë problem për publikun e gjerë.

Layla Law Gisiko, është anëtare e bordit

"Këto ndërtesa do të bëjnë hije të mëdha në Parkun Qendror. Dhe po flasim për të paktën 12 ndërtesa që ne e dimë se janë në planifikim në Manhattan."

"Kjo do të thotë se gjatë ditës në dimër parku do të jetë më i ftohtë, pra njerëzit nuk do të mund ta përdorin parkun si më parë".

Por ndërtuesit nuk flasin. Ata vazhdojnë punën. Në tryezë është hedhur propozimi për një qiellgërvishtës 433 metra të lartë, më i larti i Hemisferës Perëndimore. Edhe ai do të jetë në Rrugën 57, e cila tani quhet Rruga e Miliarderëve". za

 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SONDA DAWN NË ORBITËN E TRUPIT QIELLOR CERES (03.04.2015)
40 VJETORI I GJETJES SË SKELETIT ANTIK LUCY (03.02.2015)
JA 10 NJERËZIT MË TË ZGJUAR TË NJERËZIMIT (03.01.2015)
FINANCAT E 'SHTETIT ISLAMIK' (02.27.2015)
NDRANGHETA - MAFIA QË KA AQ SHUMË PARA SA NUK KA T'I ÇOJË (02.27.2015)
HULUMTIMI I PUNËS SË TELEVIZIONEVE TË KREMLINIT (02.26.2015)
DHJETË DOBËSITË E NJERËZVE TË BUKUR (02.26.2015)
NASA - 5 MISIONE PËR STUDIMIN E PLANETIT TONË (02.23.2015)
GOBI - MUMJET ME LËKURË TË BARDHË, MISTERET E LASHTËSISË TË FSHEHUR NË SHKRETËTIRË (02.23.2015)
TURQIA EVAKUON MONUMENTIN OTOMAN NË SIRI (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]