XHAKA SHËNON SUPERGOL, SHAQIRI SHKËLQEN, BEHRAMI LUFTARAK, ZVICRA FITON BINDSHËM
E Shtunë, 03.28.2015, 08:47am (GMT+1)
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin përcaktues të fitores së Zvicrës me rezultat 3:0 ndaj Estonisë, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit E të Euro 2016 në futboll. Xhaka fenomenal, Shaqiri dirigjent i lojës, Valon Behrami luftarak, ishin protagonistët e kësaj fitore të rëndësishme për zviceranët që renditen në vend të tretë me 9 pikë, sa ka edhe Sllovenia një pozitë më lartë.
Në stadiumin në Lucernës ishte atmosferë e shkëlqyeshme, ku dominoi Zvicra.
Shaqiri i pandalshëm, për mrekulli pasoi një top në 16-sh dhe Schar shënoi për epërsinë 1:0 në minutën e 17-të. Kombinimi i bukur i treshes shqiptare: Behrami, Shaqiri e Xhaka, ky i fundit nga rreth 22-23 metra realizoi gol të bukur dhe ngriti epërsinë në 2:0 në minutën e 27-të.
Shaqiri ka qenë alfa dhe omega e zviceranëve. Një fubollist i vyeshëm, motor i kombëtares, asistoi edhe në golin e tretë. Në minutën e 80-të, Shaqiri afër portës, nuk tregohet vetjak, e gjen Haris Seferoviqin, ky shënon për 3:0. Xhaka në minutën e 56-të është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa u zëvendësua në atë të 87-tën nga Frei.
Maqedonia si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Bjellorusia. Katërt shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë: Ferrhan Hasani, Agim Ibraimi, Besart Abdurrahimi e Artim Pollozhani. Pollozhani u zëvendësua në minutën e 31-të shkaku i lëndimit dhe Abdurrahimi në atë të 75-të./BS/
Grupi C
Maqedonia-Bjellorusia 1:2 (1:1) Spanja-Ukraina 1:0 (1:0) Sllovakia-Luksemburgu 3:0 (3:0)
Tabela
1. Sllovakia 5 5 0 0 15 2. Spanja 5 4 0 1 12 3. Ukraina 5 3 0 2 9 4. Bjellorusia 5 1 1 3 4 5. Maqedonia 5 1 0 4 3 6. Luksemburgu 5 0 1 4 1
Grupi E
Sllovenia-San Marino 6:0 (1:0) Zvicra-Estonia 3:0 (2:0) Anglia-Lituania 4:0 (2:0)
Tabela
1. Anglia 5 5 0 0 15 2. Sllovenia 5 3 0 2 9 3. Zvicra 5 3 0 2 9 4. Lituania 5 2 0 3 6 5. Estonia 5 1 1 3 4 6. San Marino 5 0 1 4 1 Grupi G
Liechtenstein-Austria 0:5 (0:2) Moldavia-Suedia 0:2 (0:0)
Tabela
1. Austria 5 4 1 0 13 2. Suedia 5 2 3 0 9 3. Rusia 4 1 2 1 5 4.Mali i Zi 4 1 2 1 5 5. Liechtenstein 5 1 1 3 4 6. Moldavia 5 0 1 4 1
www.voal-online.ch
|