POLICI QË VRAU FOTOGRAFEN E ASSOCIATED PRESS, DËNOHET ME 20 VJET BURG
E Djelë, 03.29.2015, 11:11am (GMT+1)
Fotografja e AP-së, Anja Niedringhaus
Gjykata Supreme e Afganistanit ka vendosur që ish komandantit policor afgan i cili është shpallur fajtor për vrasjen e fotografes së Associated Press, Anja Niedringhaus, dhe plagosjes së korrespondentes së kësaj agjencie, Kathy Gannon, të dënohet me 20 vjet burg.
Vrasja e fotografes dhe plagosja e gazetarës është bërë para gati një viti.
Vendimi final është zbutje e dënimit pasi në vitin 2014 ishte rekomanduar dënimi me vdekje për Naqibullahun.
Ky ish komandant policor kishte hapur zjarr ndaj Niedringhausit dhe Gannonit pa paralajmërim më 4 prill 2014, derisa të ato ishin duke i mbuluar zgjedhjet presidenciale afgane afër qytetit juglindor, Khost.