IRANI E KONFIRMON DEZERTIMIN E GAZETARIT NË ZVICËR
E Martë, 03.31.2015, 09:44am (GMT+1)
Amir Hossein Motaqi
Qeveria e Iranit e ka konfirmuar që një gazetar iranian ka dezertuar derisa mbulonte negociatat në Zvicër që po mbahen në mes të Teheranit dhe fuqive botërore rreth programit bërthamor të republikës islamike.
Në një komunikatë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve në Iran, ministria e jashtme e Iranit ka thënë se gazetari ka dezertuar javën e kaluar dhe më pas është pezulluar nga puna e tija në agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve, ISCA.
Redaktori i kësaj agjencie, Amir Hossein Motaqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ai ka vendosur të kërkojë azil në Zvicër, pasi është penguar në punë nga zyrtarët iranian.
"Zyrtarët nga ministria e jashtme kërkonin që ne të mbulonim lajmet që ata dëshironin, lajme që nuk ishin të vërteta, apo të mos mbulojmë lajme që ata nuk i donin të publikuara", ka thënë Motaqi për Radion Evropa e Lirë gjatë një bisede telefonike nga Luzana.
Motaqi ka bërë fushatë për Hassan Rohanin gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në vitin 2013.
www.voal-online.ch
|