BEHRAMI - TURP PËR QEVERINË E KOSOVËS QË KA ZYRTARË SI GANI KOCIN
E Mërkurë, 04.01.2015, 08:04am (GMT+1)
Baba i Valon Behramit, Ragipi, i ka ba thirrje Qeverisë së Kosovës me u distancue nga deklaratat fyese te zavendësministrit Gani Koci ndaj familjes së tij.
Ragipi thotë se ministrat janë për me heq lloçin nga stadiumet, e jo me i përlloç yjet, si Valon Behrami.
Zavendësministri në Qeverinë e Kosovës, Gani Koci, nëpërmjet rrjeteve sociale tha se axha i Valonit kishte qenë, sipas tij, inspektor i Sigurimit Shtetnor të ish-Jugosllavisë. Ky pretendim i Kocit asht quejt i turpshëm nga baba i Valonit, Ragipi, i cili ka kërku nga Qeveria e Kosovës me u distancue nga zyrtari i i saj Koci.
"Ajo çka ka thanë ai zavendësministër asht e turpshme, siç asht i turpshëm edhe ai vet. Nuk e di as çka ka dashtë me thanë, kur asnjihere s'kemi pas lidhje me Serbi. I qoftë turp atij dhe Qeverisë së Kosovë që angazhon asi njerëz në udhëheqësinë e shtetit. I baj thirrje Qeverisë së Kosovës, sepse aty ka njerëz të ndershëm, me u distancue prej Gani Kocit", tha baba i Valon Behramit, raporton Telegrafi.
"Ai njeri duhet me shfrytëzue pushtetin që e mban per me heq lloçin nga stadiumet e Kosovës, e mandej me folë për Valonin, Xherdanin, Granitin dhe këta djem që kanë ba shumë për Kosovën. E pashë nji lojë të Kosovës në lloç, ku nuk dalloheshin lojtarët a janë të zi apo të bardhë nga lloçi, dhe m'erdhi keq jashtëzakonisht shumë, sepse ata djem nuk kanë faj, por çifti i këtij ministri", tha Ragipi.
Ai pohoi se mbas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA ka me u pa e me u marr vesh se kush asht patriot, e kush tradhtar.
"Kur ka me u pranue Kosova në UEFA e FIFA ai njeri i turpshëm ka me pa se kush asht patriot e kush asht tradhtar. Duhet me i ardhe mare që mundohet me njollos nji karrierë të nji djali që nuk din asgja tjetër, veçse me luejt futboll, me u krenue me prejardhjen e tij shqiptare, dhe me qene korrekt me nji shtet që e ka sjell deri këtu", u shpreh Ragipi.
"Kur une kam ardhe në Zvicër, e kam pas vetëm nji çantë me vete. Zvicra m'dha gjithçka, mue, familjes teme dhe Valonit. Valoni e ka për obligim me ndihmue vendin që i dha gjithçka. Valoni dhe shokët e tij nga Kosova e ndjejnë ma së shumti mungesën e himnit të vendit të tyne, andaj sulmohen. Ndërsa, tash sulmohen edhe nga pseudo-patriotat e Kosovës. Marre duhet me i ardhe çiftit të tij, por Valoni gjithmonë ka me vazhdue me dashte vendin e vet, Kosovën, dhe ka me vazhdue me përpikmëni me i krye obligimet morale ndaj Zvicrës", përfundoi Behrami.
www.voal-online.ch
|