'FURIOUS 7' I TEJKALON TË GJITHA PARASHIKIMET
E Djelë, 04.05.2015, 06:19pm (GMT+1)
Aktori Paul Walker - Skenë nga filmi 'Fast & Furious'
Filmi i fundit nga seria e "Fast and Furious" ka arritur në krye të filmave më të shikuar në kinematë amerikane dhe kanadeze duke fituar hiq më pak se 143.6 milionë dollarë qysh në fundjavën e parë të shfaqjes.
Ky është debutimi më i mirë i ndonjë filmi në muajin prill, duke tejkaluar "Captain America: The Winter Soldier" i cili kishte debutuar me 95 milionë dollarë fitime.
Me këto të ardhura, "Furios 7" zë vendin e nëntë nga top 10-shja e filmave me premierat më të suksesshme në histori.
Interesimi i madh është shtuar edhe me dëshirën të shohin aktorin Paul Walker në rolin e tij të fundit.
Walker, një nga protagonistët e "˜Furious 7' vdqi në vitin 2013 në një aksident me veturë në moshën 40 vjeçare, derisa filmi nuk ishte përfunduar.
Fitimet prej mbi 143 milionë është shuma e fituar vetëm në Amerikën veriore, derisa ende nuk janë publikuar të dhënat e fitimeve nga kinematë e shteteve të tjera.
Filmi momentalisht është duke u shfaqur në 10 500 kinema në 63 territore të botës. rel
www.voal-online.ch
|