VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SAMITI I ARDHSHËM NDËRAMERIKAN

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
SAMITI I ARDHSHËM NDËRAMERIKAN

E Martë, 04.07.2015, 06:01pm (GMT+1)



Zakonisht Samiti i Amerikave nuk tërheq shumë vëmendje në mediat në SHBA. Por, ky vit ndryshon nga vitet e mëparshme, pasi Kuba është e ftuar të marrë pjesë gjatë punimeve në Panama, në datat 10-11 prill. Zyrtarët amerikanë thonë se Presidenti Obama do të kontaktojë Presidentin kuban Raul Castro për herë të parë që nga ndërmarrja e hapave për normalizimin e marrëdhënieve SHBA-Kubë.

Samiti i fundit i Amerikave i mbajtur në Kartagjenë të Kolumbisë, në vitin 2012, mbahet mend për shkak të një skandali me prostituta të agjentëve të Shërbimit Sekret amerikan.

Kurioziteti kryesor i këtij viti do të jetë Kuba. Për herë të parë, një delegacion nga Kuba do të jetë në tavolinë, një zhvillim i mirëpritur prej Presidentit Obama pas njoftimit të tij në muajin dhjetor për dhënien fund të një izolimi pothuajse gjysëm shekullor.

"Ndryshimi i politikës tonë ndaj Kubës vjen në një moment rigjallërimi në kontinentin amerikan. Këtë prill, ne jemi gati të mirëpresim Kubën t'i bashkohet vendeve të tjera të hemisferës në Samitin e Amerikave."

Duke mirëpritur Kubën, Shtetet e Bashkuara shpresojnë të rigjallërojnë rolin e tyre në Amerikën Latine, një rol i cili sipas analistëve ka qenë në zbehje për shkak të dobësimit të ekonomisë amerikane dhe të angazhimit në rritje të Kinës dhe të vendeve të tjera.

Izolimi amerikan i Kubës komuniste ka qenë në vëmendjen e qeverive të Amerikës Latine gjatë viteve të fundit. Në Samitin e Kartagjenës, udhëheqës të rajonit protestuan kundër përjashtimit nga Uashingtoni të Havanës.

Michael Shifter drejton Dialogun Ndër-Amerikan në Uashington. Ai thotë se ftesa për Kubën është një gjest domethënës.

"Ka një domethënie të jashtëzakonshme pasi për 50 vitet e fundit ky vend është izoluar prej Shteteve të Bashkuara, dhe nuk është trajtuar si një vend sovran. Pra, për vendet e Amerikës Latine, kjo është tepër e rëndësishme."

Por, kundërshtarët e këtij riafrimi, e quajnë pjesëmarrjen e Kubës në samit një hap prapa për idealet demokratike në rajon, megjithëse grupimi përfshin edhe demokraci problematike, si Venezuela.

Frank Calzon, i Qendrës për një Kubë të Lirë në Uashington, thotë se Kuba nuk ka ndërmarrë reforma demokratike, dhe në dallim nga Venezuela, nuk ka një qeveri të zgjedhur me votë.

"Ka dallim ndërmjet një demokracie jo të përkryer që shkel të drejtat e njeriut, dhe një regjimi totalitar që mban ligje të cilat realisht mohojnë të drejtat e njeriut."

Pjesëmarrja e Kubës në Samitin në Panama do të jetë më tepër e natyrës simbolike. Uashingtoni ende e përfshin Kubën në listën e vendeve mbështetëse të terrorizmit. Wayne Smith, një diplomat në pension që dikur ka punuar në ish-ambasadën amerikane në Kubë, thotë se kjo gjë duhet ndryshuar përpara se Kuba të bëhet një anëtare e plotë.

"Ata mund të vinë në samit, por nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje që do të kërkojë firmën e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, atëherë nuk jam i sigurtë se ç'do të bëjnë Kuba dhe SHBA-ja. Mund të përfundohen marrëveshje në të cilat nuk mund të marrim pjesë për shkak të kubanëve."

Presidenti Obama dëshiron ta heqë Kubën nga lista e terrorizmit, por nuk ka njoftuar ende ndërmarrjen e këtij hapi.

Ekspertët thonë se thjesht pjesëmarrja e Kubës rrotull tavolinës në Panama, është një hap i madh, megjithëse simbolik, drejt një rrugëtimi të gjatë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOGALERI - IRANI I KOHËS SË SHAHUT (04.07.2015)
EKSPOZITË - DORËSHKRIMET E DETIT TË VDEKUR (04.05.2015)
PANAIRI NDËRKOMBËTAR I MAKINAVE NË NJU JORK (04.05.2015)
TURQI - ZBULOHET QYTETI MË I MADH NËNTOKËSOR NË BOTË (04.05.2015)
ZYRTARJA E USAID - PËR MË SHUMË GRA NË POLITIKË, DUHEN NDRYSHUAR KRITERET (04.05.2015)
SA TË RREZIKSHËM JANË MYSLIMANËT E AMERIKËS (04.05.2015)
SA MYSLIMANË PRITET TË KETË EVROPA MË 2050 (04.05.2015)
TEKNOLOGJIA E RE ZËRIT (03.19.2015)
NEVOJA E REFORMIMIT TË ISLAMIT (03.19.2015)
A PO RRUDHET SHTETI ISLAMIK? (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]