VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROJEKT RIPARIMESH NË KAPITOL

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PROJEKT RIPARIMESH NË KAPITOL

E Premte, 04.10.2015, 06:43am (GMT+1)


Kupola e ndërtesës së kongresit amerikan apo Kapitolit në Uashington, njihet në mbarë botën si një nga simbolet që mishëron qeverinë dhe demokracinë amerikane. Që nga nëntori i kaluar, kupola është mbuluar me  skela metalike dhe pëlhurë si pjesë e një projekti riparimi të vonuar.

Hera e fundit që kupola e kapitolit u rinovua ishte në vitin 1960. Qysh atëherë, kupola është dëmtuar dhe gërryer dhe siç njoftojnë ekspertët ka më shumë se 1 mijë të çara dhe difekte të tjera.

Kupola u përfundua fillimisht rreth vitit 1863.  Korniza e saj prej hekuri thotë historian i senatit amerikan Don Ritchie, ka kontribuar tek këto dëmtime.

"Kupola e kapitolit që është prej hekuri është goditur nga rrufetë shumë here. Ajo ka dëmtuar nga moti për 150 vjet që nga viti 1863. Kohët e fundit filloi të rrjedhë dhe ka shumë punë artistike brenda, përfshi një kanavacë në qendër. Konstruksioni i tanishëm është për të riparuar çarjet, të hiqen cipat e tepërta të bojës dhe të lyhet përsëri."

Ndërsa puna për të hequr bojën e vjetër dhe për të aplikuar të renë vazhdon, një pjesë e madhe e ndërtesës është mbuluar me plastikë dhe një cope të posaçme rozë të ndërtuar për të pakësuar erën dhe për të mbrojtur punëtorët.

Shumica e konstruksionit bëhet pas muzgut për të ndalur zhurmën gjatë punës së ligjvënësve gjatë ditës. Disa vizitorë në Kapitol, duke shpresuar për një foto souvenir të kupolës së ndritshme, janë të zhgënjyer nga pamja e tanishme.

"Ishte dramatike dhe shumë fantastike dhe e gjitha e bardhë, por kur erdha këtu sot, pash që po rinovohet kështu që familja ime nuk mund ta shoh qartë dhe është një fare zhgënjimi."

Të tjerë e shohin ndërtimin si një hap të nevojshëm:

"Duhet të shohim në pikëpamjen afatgjatë. Ndoshta është pak e papërshtatshme për ne të mos shohim kupolën, por duhet të mendojmë për të ardhmen dhe njerzit do të vijnë në këtë vend për shekuj, kështu që duhet ta ruajnë dhe ta riparojnë dhe nuk jam farë i mërzitur për këtë."

Projekti pritet të marr dy vjet. Ai është në plan të ketë përfunduar në inaugurimin e presidentit të ri në janar të vitit 2017. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BE DRIDHET - CIPRAS NË MOSKË (04.08.2015)
ANALISTËT RUSË PËR VIZITËN E CIPRASIT NË MOSKË (04.08.2015)
SAMITI I ARDHSHËM NDËRAMERIKAN (04.07.2015)
FOTOGALERI - IRANI I KOHËS SË SHAHUT (04.07.2015)
EKSPOZITË - DORËSHKRIMET E DETIT TË VDEKUR (04.05.2015)
PANAIRI NDËRKOMBËTAR I MAKINAVE NË NJU JORK (04.05.2015)
TURQI - ZBULOHET QYTETI MË I MADH NËNTOKËSOR NË BOTË (04.05.2015)
ZYRTARJA E USAID - PËR MË SHUMË GRA NË POLITIKË, DUHEN NDRYSHUAR KRITERET (04.05.2015)
SA TË RREZIKSHËM JANË MYSLIMANËT E AMERIKËS (04.05.2015)
SA MYSLIMANË PRITET TË KETË EVROPA MË 2050 (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]