ISABELLA ROSSELLINI - KRYETARE E JURISË SPECIALE TË KANËS
E Hënë, 04.13.2015, 08:14am (GMT+1)
Aktorja dhe regjisorja italo-amerikane Isabella Rossellini është përzgjedhur kryetare e jurisë "Un Certain Regard", që shërben si një forum alternativ për filmat e konkurrencës kryesore të festivalit të Kanës.
E bija e regjisorit Roberto Rossellini dhe aktores Ingrid Bergman, së pari u bë e njohur në filmin e David Lynch, "Blue Velvet", në vitin 1986. Tani 62 vjeçare, aktorja do të udhëheqë jurinë duke shpërblyer filmat në muajin e ardhshëm.
"Isabella Rossellini do të japë çmimin "˜Un Certain Regard' dhe do të takojë fituesit të shtunën, më 23 maj, para ceremonisë mbyllëse", thuhet në faqen e festivalit të Kanës.
Çmimin "Un Certain Regard" zakonisht e marrin regjisorët më të rinj, siç ishte regjisori hungarez Kornel Mundruczo vitin e kaluar me filmin "White God". Javën e ardhshme del programi i plotë i festivalit të Kanës, i cili nis më 13 maj.
www.voal-online.ch
|