VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PLUHURI I SAHARËS DHE AMAZONA

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PLUHURI I SAHARËS DHE AMAZONA

E Hënë, 04.13.2015, 05:40pm (GMT+1)


Shkretëtira më e madhe në botë dhe pylli tropikal më i madh në botë janë të lidhur përmes një rryme transoqeanike pluhuri.  Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Baragona sjell hollësi mbi këtë fenomen  ndërlidhjeje globale."‹

Shtëllunga gjigande pluhuri që fryjnë nga shkretëtira e Saharës janë lehtësisht të dallueshme nga hapësira.

"Pluhuri afrikan është një nga karakteristikat më të dallueshme atmosferike, e dyta pas reve."

Joseph Prospero në Universitetin e Majamit ka studiuar pluhurin afrikan për dekada. Në vitet 1970 ai zbuloi se një sasi e konsiderueshme mund të fryjë deri përtej Oqeanit Atlantik.

"E dinim se kishte shumë pluhur në atmosferë. Kjo është e qartë. Kur bie shi në Barbados, ose edhe këtu në Majami, gjatë muajve të verës, mund të dallosh një shtresë të hollë balte në fund të kovës."

Stuhitë e pluhurit afrikan mund të ndikojnë negativisht cilësinë e ajrit. Por kërkimet e reja zbulojnë se ato kanë edhe disa ndikime pozitive.

Në një studim të publikuar nga grupi Geophysical Research Letters, shkencëtarët ndoqën pluhurin e Saharës përmes satelitit ndërsa kaloi përtej Atlantikut.

Ata zbuluan se mesatarisht 28 milionë tonelata bie në basenin e lumit të Amazonës në Amerikën e Jugut çdo vit, thotë shkencëtari në Universitetin e Merilendit,  Hongbin Yu.

"Është e habitshme kjo sasi e madhe e pluhurit dhe fosforit."

Fosfori është një lëndë ushqimore tepër e rëndësishme për bimët.

Zoti Yu zbuloi se gati 22 mijë tonë nga pluhuri i Saharës shkon çdo vit në pyllin tropikal.

Dhe ky është një burim i rëndësishëm i plehërave kimike thotë ai.

"Sipërfaqja e dheut ka një sasi të kufizuar  fosfori, që shpesh merret me vete nga ujrat gjatë shirave dhe përmbytjeve."

Në fakt, fosfori që bie nga qielli është gati në të njëjtën sasi me atë që përfundon në lumenj çdo vit.

Pylli i dendur tropikal dhe pluhuri i shkretëtirës bashkohen kështu në një planet të vogël. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
150 VJETORI I VRASJES SË ABRAHAM LINCOLNIT (04.13.2015)
PROJEKT RIPARIMESH NË KAPITOL (04.10.2015)
BE DRIDHET - CIPRAS NË MOSKË (04.08.2015)
ANALISTËT RUSË PËR VIZITËN E CIPRASIT NË MOSKË (04.08.2015)
SAMITI I ARDHSHËM NDËRAMERIKAN (04.07.2015)
FOTOGALERI - IRANI I KOHËS SË SHAHUT (04.07.2015)
EKSPOZITË - DORËSHKRIMET E DETIT TË VDEKUR (04.05.2015)
PANAIRI NDËRKOMBËTAR I MAKINAVE NË NJU JORK (04.05.2015)
TURQI - ZBULOHET QYTETI MË I MADH NËNTOKËSOR NË BOTË (04.05.2015)
ZYRTARJA E USAID - PËR MË SHUMË GRA NË POLITIKË, DUHEN NDRYSHUAR KRITERET (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]