VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHPËTOI JETËN E NJË GRUAJE - SHQIPTARI TASHMË HERO I MEDIAVE ZVICERANE

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SHPËTOI JETËN E NJË GRUAJE - SHQIPTARI TASHMË HERO I MEDIAVE ZVICERANE

E Martë, 04.14.2015, 12:47pm (GMT+1)


Sapo ndjeva një klithje nga ndërtesa përballë, u ngrita nga tarraca e barit ku isha ulur. U drejtova nga burimi i zërit dhe kur e pashë gruan që donte të kërcente nga kati i dytë, unë u ngrita menjëherë dhe shkova në drejtim të dritares, tregon shqiptari 36 vjeçar nga Bazeli, Ramadan Ziberi, transmeton albinfo. Ngjarja ka ndodhur natën e të dielës në mes të Bazelit.

Ai i ka folur gruas që kërcënonte të hidhej nga lartësia prej tetë metrash por ajo nuk ka dashur të dëgjojë. Pastaj pa menduar asgjë dhe instinktivisht i ka hapur krahët ashtu që ajo të binte në ta".

Prokuroria ka sqaruar më vonë se gruaja e re donte të bënte vetëvrasje.

"Kur ajo tashmë kërceu, unë kam funksionuar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët", thotë Ziberi". Gruaja ka kërcyer nga kati i dytë dhe pasi është penguar nga kanatat e dritareve ka rënë drejt në krahët e shpëtimtarit të saj, shkruan 20minuten.ch.

"Ajo ka rënë nga lartësia prej 8 metrash në prehrin tim ndërsa unë jam rrëzuar dhe kam rënë në pozicionin ulur", shpjegon Ziberi, i cili tashmë është bërë heroi i ditës në Bazel, vazhdon 20minuten.ch.

Ai ende nuk e ka përpunuar gjithë zhvillimin e ngjarjes. Vetëm kujton se askush nga kalimtarët nuk ndërmerrte asgjë .

"Gjithë natën kam qëndruar pa gjumë. Më dhembte shpina ndërsa adrenalina pulsonte në damarë.

Tash, kur çdo gjë ka kaluar, akti trimëror i Ziberit ka marrë dhenë. Njerëzit e panjohur ia rrahin krahët dhe e falënderojnë e shikime. Ndërsa për vajzën e tij 10 vjeçe ai tashmë është hero. "Ajo më ka pyetur nëse kam shpërndarë autografe", qeshet Ziberi.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPJA - SIMBIOZË E KULTURËS SHQIPTARE NË ZVICËRNga JONUZ FETAHU (04.14.2015)
AFRIMI ME CVP IU JEP SHQIPTARËVE TË ZVICRËS SHANSIN TË ZGJIDHEN NË PARLAMENTIN E KONFEDERATËS HELVETIKE Nga MARK BAFTIAJ (04.13.2015)
BLERIM BUNJAKU DO TË JETË NË KËSHILLIN KANTONAL TË ZYRIHUT (04.13.2015)
SHAQIRI DJE NË ZHEGËR - PËR TA VIZITUAR FSHATIN E TIJ (04.13.2015)
TUNELI I SHËN GOTARDIT MBYLLET NATËN PËR SHKAK TË PUNIMEVE (04.11.2015)
FRANGU SHËNON NIVELIN MË TË LARTË NË GJASHTË JAVË NDAJ EUROSNdërkohë ka pasur dobësime ndaj dollarit (04.10.2015)
KON 100 VJET NË LOZANË - TRI DITË FESTIME, 26-28 QERSHOR (04.10.2015)
KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS - LETËR MINISTRIT TË DIASPORËS PËR KARTONIN E GJELBËR (04.10.2015)
FTESË PËR KUVEND ZGJEDHOR PËR NËNDEGËN E LDK-së NË SOLOTHURN (04.09.2015)
ZVICRA ME RROGËN MESATARE MË TË MADHE NË BOTË (04.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]