KOSOVA PRANOHET NË FEDERATËN NDËRKOMBËTARE TË ATLETIKËS
E Mërkurë, 04.15.2015, 02:43pm (GMT+1)
Federata e Atletikës së Kosovës u pranua zyrtarisht sot në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.
Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore të Atletikës, në mbledhjen e mbajtur në Pekin, ka vendosur që me drejta të plota të pranojnë në gjirin e saj, Federatën e Atletikës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata Ndërkombëtare e Atletikës në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet.
"Federata Ndërkombëtare e Atletikës shqyrtoi aplikimin e Federatës së Kosovës dhe gjykoi se i plotëson të gjitha kushtet e artikullit 4.3 të kushtetutës tonë, në këtë mënyrë ne e anëtarësojmë Federatën Kosovare të Atletikës me të drejta të plota në gjirin tonë", thuhet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare te Atletikës.
Federata e Basketbollit të Kosovës, pak javë më parë u bë anëtare e FIBA-së. Pranimi i këtyre federatave vjen pasi vitin e kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zyrtarizoi njohjen e Kosovës, vendim që i hapi rrugën shumë federatave të tjera të integrohen në federata përkatëse ndërkombëtare./kp
www.voal-online.ch
|